Home Sociale Shkolla fillon ne 11 shtator, shperndarja e librave ne 25 gusht

Shkolla fillon ne 11 shtator, shperndarja e librave ne 25 gusht

1601
0

Dita e parë e shkollës për nxënësit e sistemit parauniversitar, këtë vit do të jetë data 11 shtator. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe datat se kur nis shpërndarja e teksteve shkollore.

“Në mënyrë që nxënësit t’i kenë në duar tekstet shkollore, shpërndarja do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator.

Kjo do të thotë se, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësit në sistemin arsimor parauniversitar do të jenë pajisur me tekstet, që do të shpërndahen në pikat e autorizuara për këtë qëllim pranë shkollave.

Por Ministria e Arsimit, në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për distributorët.

Shërbim që do të ofrohet falas vetëm për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces për nxënësit”, shprehet Dritan Sallaku, nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar.

Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve që të bëjnë kujdes dhe të përzgjedhin vetëm ato tekste që përmban katalogu i miratuar nga kjo e fundit, i cili është publikuar nëpër shkolla, në mënyrë që të mos bien prè e shitësve që rëndojnë listën duke shtuar nga vetja fletore pune e materiale të tjera didaktike.

“Tashmë e kemi të shpallur katalogun e teksteve që do të zbatohen në sistemin arsimor parauniversitar. Të gjitha institucionet shkollore janë të pajisura me këtë katalog dhe janë të orientuar gjithashtu që prindërit të ndihmohen në zgjedhjen e teksteve, duke i qëndruar strikt listës që është publikuar përmes këtij katalogu”, theksoi më tej Dritan Sallaku.

Pritet që këtë vit të mos ketë mungesa tekstesh, ndërsa viti shkollor të ketë filluar. Sipas Sallakut, deri tani janë botuar 95% e titujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here