Home Aktualitet E la e fejuara, 24-vjeçari i ve tritol baneses

E la e fejuara, 24-vjeçari i ve tritol baneses

639
0

shperthim1Në zona të ndryshme të vendit tonë, ndarja në çift konsiderohet ende tabu. Një burrë mund ta ndajë gruan, apo një djalë mund të prishë fejesën me një vajzë, por femrat nuk duhet ta kenë këtë të drejtë. Pikërisht dhënia fund e një lidhjeje dashurore dhe prishja e fejesës nga ana e vajzës 21-vjeçare, për pak sa nuk u ka kushtuar jetën pjesëtarëve të familjes Nikolli nga Kruja. Dyshohet se ish-fejuari i së resë M. Nikolli në shenjë hakmarrjeje t’i ketë vënë tritol banesës së kësaj të fundit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë me dije se shpërthimi me eksploziv ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në qendër të qytetit të Krujës. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim 24-vjeçari Ardit Roshi nga Fushë-Kruja.

SHPERTHIMI
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në katin e parë të një pallati të lagjes nr.4 të këtij qyteti. Si pasojë e shpërthimit të fortë, është dëmtuar dera e hekurt e banesës së familjes Nikolli, si dhe janë thyer xhamat e apartamenteve të tjera. Shpërthimi i lëndës plasëse ka zgjuar nga gjumi banorët e pallatit të vjetër të ndërtuar 40 vjet më parë, të cilët janë përfshirë nga paniku. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia lokale, e cila deklaroi se një sasi prej 120 gr tritol ishte vendosur tek dera e apartamentit të familjes Nikolli.

HETIMI
Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, policia e Krujës ka deklaruar se dyshohet që autori i shpërthimit me tritol të jetë ish-i fejuari i vajzës së familjes Nikolli, i cili mësohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Hetuesit e çështjes pohojnë se gjatë marrjes në pyetje, pjesëtarët e familjes Nikolli u shprehën se ishin në konflikt të vazhdueshëm me familjen Roshi nga Fushë-Kruja. Kryefamiljari Latif Nikolli ka deklaruar në polici se rreth një vit e ca më parë kishte fejuar vajzën e vogël me 24-vjeçarin Ardit Roshi. “Jemi njerëz në punën tonë e në terezinë tonë. Kemi ardhur nga Dibra dhe jetojmë këtu, nuk kemi asnjë konflikt tjetër”, – ka rrëfyer Latif Nikolli.

Ndërkaq, mësohet se çifti kishte pasur konflikte dhe rreth 7 muaj më parë ishin ndarë. Pas shpalljes së fejesës, ish-dhëndri kishte qenë në Gjermani, ku shkonte dhe punonte me sezone. Pas kthimit nga Gjermania, familja Nikolli kishte prishur fejesën e vajzës (ka mbaruar Fakultetin e Infermierisë në Tiranë dhe pret studimet për master) dhe kishin kthyer mbrapsht nishanet. Kjo nuk ishte pritur aspak mirë nga familja e ish-dhëndrit dhe vetë ky i fundit. “Nuk e dua Ardit Roshin. Gjatë fejesës, kemi pasur konflikte të vazhdueshme. Por, ai nuk e pranon dot që e kam lënë. Iku disa herë në Gjermani gjatë kohës që ishim të fejuar, dhe më thoshte ‘shko e rri me nënën time’. Unë isha në shkollë e nuk mund të lija shkollën. Më pas e mora vendimin dhe u ndamë. Por ai më dërgonte mua dhe mamasë sime mesazhe kërcënuese në celular. Më thoshte që ‘nuk të lë të ndahesh’. Kemi shumë ndryshime në mënyrën e të konceptuarit të jetës. Ai është me shkollë të mesme, unë me universitet. Më ushtronte presion se nuk i respektoja nënën e tij. Për këtë i dhashë fund, por Arditi nuk e pranon që edhe një vajzë mund ta lërë të fejuarin”, – ka pohuar 21-vjeçarja në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here