Një makinë të një polici në Fushë-Krujë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur lëndë eksplozive.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00 në fshatin Halil të rrethit të Krujës.
Nga informacionet e policisë, makina i përket Dilaver Bogës, mjeti i të cilit ishte i parkuar oborrin e shtëpisë në momentin e shpërthimit. Mësohet se Boga ka qenë shoferi i shefit të Komisariatit të Krujës.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.