Home Sport Bayern kampion i Bundesliges, shqiptaret shpalosin flamurin

Bayern kampion i Bundesliges, shqiptaret shpalosin flamurin

773
0

bayern-shqip2Ngazëllimi për fitoren e Bajern, nuk përmbahen tifozat shqiptarë, shpalosin flamurin kuqezi në një prej tribunave kryesore të stadiumit. Shqiptarë që jetojnë në Gjermani ndjekin me fanatizëm ekipin e zemrës, Bajenr Mynih dhe ja një prej tyre teksa valëvit flamurin kombëtar përballë bavarezëve.

Gjermania është njohur kështu me kampionin më të shpejtë në historinë e futbollit. Lojtarët e Bajernit, së bashku me stafin drejtues, janë futur në histori falë fitores së titullit në javën e 27- të të Bundesligës, më 25 mars 2014. Ashtu si në vitin 2010, rekordmenët fituan titullin matematikisht në Berlin, por me 25 pikë më shumë nga vendi i dytë.
flamuri
Edhe pse festa e birrës është zhvendosur për më vonë, lojtarët e Bajernit e kanë kthyer stadiumin “Olimpia” në arenë karnavalesh, duke bërë ligjin në kryeqytet.
bayern-shqip
“Titulli për Ulin, ja receta ime e suksesit” Pep Guardiola ka fituar titullin në kohë rekord, vetëm për 27 ndeshje. Teksa Bajerni festoi triumfin pa birra dhe shalle, Pep për herë të parë shpalos “recetën” e tij të suksesit. “Një trajner ndihet gjithnjë mirë kur ka një klub dhe lojtarë të mëdhenj. Unë kam fituar shumë tituj sa te Barcelona dhe këtu te Bajerni, pasi kam pasur vetëm lojtarë të jashtëzakonshëm. Pa këto dy shtylla, harrojeni dushin me birra, harrojini titujt! Titullin ia dedikoj Uli Hënesit”, – tha Pep, duke shtuar për ndryshime me sezonin e kaluar: “Unë nuk kam bërë revolucion, rotacion po. Sigurisht që ka qenë e vështirë të mbash në të njëjtën formë një Bajern që fitoi gjithçka. Çdo javë kemi demonstruar që jemi më mirë se kundërshtarët si fizikisht dhe taktikisht. Unë kam ndryshuar si trajner. Kur ke fituar shumë eksperiencë, bëhesh edhe më i guximshëm. Ky Bajern është më i mirë se sezonin e kaluar, sepse lojtarët janë përmirësuar së tepërmi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here