Home Aktualitet Tahiri: 15 vjet burg kush kapet me tritol

Tahiri: 15 vjet burg kush kapet me tritol

691
0

saimir-tahiriNga 15 deri në 20 vjet burg do të variojë dënimi për personat që mbajnë dhe tregtojnë lëndë eksplozive në mënyrë të jashtëligjshme dhe për qëllime kriminale.

Ndryshimet e fundit të Kodit Penal u prezantuan nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një dalje për mediat. Ministri Tahiri theksoi se me ndryshimet në Kodin Penal synohet që të parandalohen fenomenet negative dhe të rritet ndërshkueshmëria e tyre.

“Ne synojmë që nëpërmjet këtyre masave të ndikojmë në parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndërshkueshmërisë. Ndryshimet e propozuar nga ministri i Brendshëm lidhur me lëndët plasëse referuar dhe shqetësimit publik vjen si analizë e ekspertëve të Ministrisë së brendshme. Lidhur me lëndët plasëse, vjen si analizë e ekspertëve të ministrisë së brendshme, që ka marrë në shqyrtim përdorim e lëndëve plasëse për qëllim civil; ndryshim në nenet 278 dhe 282 të Kodit Civil 5-8 vjet burg për mbajtje të eksplozivit, dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet, pra në rastet kur lëndët eksplozive mbahen, transportohen trafikohen për qëllime kriminale.”- sqaroi Tahiri.

Ai saktësoi se për personat që përdorin lëndën eksplozive në fushën minerare dhe ju konstatohen shkelje dënimi varion nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese 10 vjet burgim.“Për përdorimin në fushën minerare pas një kontrolli të detajuar në të gjitha subjektet për import, pas shkeljeve të vërejtura, sanksionet të bëhen me burg nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese deri në 10 vjet burgim.”

Ministri bëri me dije se janë bërë propozime dhe për ndryshime në nenin për sigurinë rrugore. “Sot u miratua kërkesa për amendimin e nenit 291 të Kodit penal për sigurinë rrugore. Kjo është një nga pikat ë masave të prezantuara bashkë me ministrinë e Transportit për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa leje drejtimi, të dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet.”

15-30 ditë burg është dënimi që parashikohet të jepet për shitjen e paautorizuar të kartave të telefonave. “15 ditë deri në 30 ditë parashikohet për shitjen e pa autorizuar ose rishitjen e kartave SIM telefonike që është përfshirë në paketën e sigurisë lidhur me ngjarje që janë bërë shqetësuese për opinionin publik.”- u shpreh ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here