Home Aktualitet Tuneli i Kerrabes mbyllet sot per 11 ore

Tuneli i Kerrabes mbyllet sot per 11 ore

654
0

tuneli-kerrabesGati 8 muaj pasi qeveria e kaluar e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha inauguroi tunelin e Krrabës, pjesë e autostradës që lidh Tiranën me Elbasanin, ky aks rrugor do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Policia rrugore njofton se asnjë automjet nuk do të qarkullojë sot në aksin e ri rrugor Elbasan-Tiranë për 11 orë, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit deri në 18:00 të pasdites së sotme, për shkak të punimeve që do të kryhen.

“Drejtoria e Policisë Rrugore, informon përdoruesit e rrugës se, ditën e nesërme, (sot) datë 24.02.2014, nga ora 07:00 deri në orën 18:00, aksi rrugor në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas do të bllokohet plotësisht për shkak të shtrimit të një shtrese asfalti. Policia Rrugore, bazuar në kërkesën e Autoritetit Shtetëror Rrugor, do të marrë masat përkatëse për mos lejimin e kalimit të mjeteve në këtë fashë orare. Policia Rrugore lutet për mirëkuptimin e bashkëpunimin qytetar në këtë drejtim”, thuhej dje në njoftimin e Ministrisë së Brenshme.

Autostrada Tiranë-Elbasan e inauguruar nga qeveria e kaluar e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vetëm 2 javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, do të bllokohet duke filluar që nga tuneli i Krrabës, pasi do të kryhen punime për shtrimin e tapetit të asfaltit të rrugës. Për këtë arsye, lidhja midis dy qyteteve do të kryhet pjesërisht nëpërmjet rrugës së vjetër të Qafë-Krrabës, për të shmangur trafikun përgjatë orëve kur nuk do të lejohet kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor.

Ndërtimi i tunelit të Krrabës në autostradën Tiranë-Elbasan, e cila pas Rrugës së Kombit, përbën veprën më të rëndësishme të qeverisë së shkuar, nisi më 29 prill të vitit 2011, ndërsa inaugurimi i tij u bë para afatit të caktuar, në kulmin e fushatës elektorale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here