Home Sociale Global Peace Index, Shqiperia nje nivel me larte

Global Peace Index, Shqiperia nje nivel me larte

195
0

Shqipëria ka fituar edhe një vend në listën e renditjes së Global Peace Index, duke u renditur e 57-ta nga 163 shtete.

Në raportin e GPI të publikuar një ditë më parë, Shqipëria renditet mes vendeve paqësore, dhe ajo që bie në sy mes indikatorëve është perceptimi i kriminalitetit, dhe aksesi tek armët, si dhe paqëndureshmëria politike.

Në shifra ato që kanë ndryshuar nga një vit më parë është paqëndrueshmëria politike dhe ndikimi i terrorizmit. Sipas GPI për 2017 pikët e paqëndrueshmërisë politike nga 2.6/5 në 2016 shënojnë 2.5/5. Ndërkohë, ndikimi i terrorizmit një vit më parë ka patur shifrën 1.8/5, ndërsa për 2017 shënon 1.4/5.

Perceptimi i kriminalitetit dhe aksesi tek armët vazhdon të mbetet në shifra të larta, të dyja me pikët 4.0/5.

Në krye të listës qëndron sërish Islanda, e ndjekur nga Zelanda e Re, Portugalia, Australia dhe Danimarka, të cilat të gjitha janë në krye të listës edhe në raportin e 2016-tës.

Previous articlePE ul TVSH-ne per librat elektronike
Next articleVizat amerikane, SHBA kontroll permes rrjeteve sociale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here