Home Bota Avioni i rrezuar ne France eshte kthyer i gjithi ne “hi e...

Avioni i rrezuar ne France eshte kthyer i gjithi ne “hi e pluhur”

856
0

avioni-germanwings1

Me zbardhjen e ditës kanë rinisur edhe operacionit në masivin Trois-Eveches, në Alpet franceze, në kufi me Italinë, ku një ditë më parë u rrëzua avioni A320 i “Germanëings” me 150 persona në bord, të gjithë të vdekur. Nga vendngjarja ekipet e shpëtimit raportuan se avioni është kthyer i gjithi në “hi e pluhur”. Ndërkohë që mbeten ende mister shkaqet e rrëzimit, janë të shumta hipotezat e hedhura nga ekspertët.

Pritet që në vendin e tragjedisë të mbërrijnë vetë krerët më të lartë të shteteve, Hollande, Merkel dhe Rajoy.

Ora 11:34
Ekspertët e aviacionit janë përqendruar në mundësinë se sensorët kyç në avionin Airbus A320 të Germanwings mund të jenë mbuluar me akull në lartësi, duke shkaktuar rënien e shpejtë të avionit, raporton prestigjozia britanike “The Telegraph”. Sipas tyre ekziston edhe mundësia që ekuipazhi mund të jetë ndjerë papritmas i paaftë për të vepruar, si pasojë e një humbje të papritur të presionit. Edhe pse do të marrë kohë për të përcaktuar saktësisht se çfarë shkaktoi rrëzimin e Airbus, duket se tragjedia e djeshme ngjan me një incident që përfshiu një Airbus A321 të Lufthansa­s, nëntorin e kaluar.

Kjo solli që Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Evropian të lëshonte një urdhër urgjent që përcakton se çfarë duhet bërë kur sensorët ngrijnë. Në atë rast avioni ra 1.000 metra në minutë dhe ekuipazhi e rifitoi kontrollin e avionit vetëm kur ata fikën kompjuterët në bord.

avioni-germanwings3

Të tillë avionë, në vend të mbështetjes në sisteme hidraulike, funksionin më të madh e kryejnë nga kompjuterët në bord. Ata janë konsideruar më të sigurt dhe gjithashtu e bëjnë aeroplanin më të lehtë për ta manovruar dhe zvogëlojnë ngarkesën e punës së pilotit.

Por ekspertët vunë në dukje se një defekt në sensorët që furnizojnë kompjuterët me informacion mund të shkaktojë probleme serioze. Bob Mann, një konsulent amerikan i aviacionit, konfirmoi problemet që sensorët mund të krijojnë nëse ata ngrijnë në lartësi. Sipas tij teksa ju mendoni se kompjuteri po tregon se rruga e avionit është duke u kontrolluar prej tij, avioni papritur mund të humbë kontrollin. “Pa dashur të spekuloj, por në qoftë se është e vërtetë se ekuipazhi nuk bëri asnjë përpjekje për të thirrur në radio, ata mund të jenë ndjerë papritmas të paaftë”, tha ai.

Mann shton se në këtë rast mungesa e oksigjenit nuk mund të përjashtohet, “si në aksidentin e Helios Airways pranë Athinës në vitin 2005″. “Pa oksigjen, ju bie të fikët shumë shpejt…”, vijoi ai. Ngrirja e sensorëve, që solli rrëzimin e papritur të avionit, mbetet një “teori bindëse” për rrëzimin e AirAsia mbi Detin Java pak pas Krishtlindjeve, ku avioni ishte po ashtu një Airbus A320, tha ai. (Panorama)

avioni-germanwings

Ora 10:42
Ekspertët francezë, ish­pilotë dhe ekspertë të aviacionit civil dhe ushtarak, të cilat përjashtojnë një sulm me shpërthim, nuk janë aq kategorik në përjashtimin e një “pranie të paligjshme” në bord, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për sende apo njerëz të rrëzikshëm. Kjo do të shpjegojë jo vetëm mungesën e kontakteve vullnetare nga ana e pilotëve, por edhe dështimin për të përdorur kodin e emergjencës (7077).

Ora 09:31
Sipas informacioneve të “Le Figaro”, trupat do të transportohen në spitalet në Marsejë dhe Paris, për t’u identifikuar. Viktimat do t’i nënshtrohen një analizave të ADN­së.

avioni-germanwings2

09:15
“Kutia e zezë që përmbante regjistrimet e bisedave brenda në kabinë është dëmtuar”,- deklaroi ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve.

07:12
Gjatë natës rreth trupave të viktimave u ndezën zjarre për të mbajtur uqërit larg nga kufomat.

avioni-germanwings4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here