Home Aktualitet Ish Drejtori i Pergjithshem Burgaj, kallezohet ne Prokurori

Ish Drejtori i Pergjithshem Burgaj, kallezohet ne Prokurori

691
0

Hysni-BurgajShërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar penalisht ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ish-Drejtorin e Pergjithshem të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se kallëzim penal është bërë edhe ndaj 9 ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Sipas këtyre burimeve Burgaj dhe 9 ish-zyrtarët e lartë akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Në dokumentacionin që i është dërguar Prokurorisë, bëhet fjalë për një dëm prej 3.1 milionë dollarësh të shkaktuar nga shkelja e barazisë në tendera.

Dosja ndaj tyre në Prokurorine e Tiranës, mësohet se është dorezuar një muaj më parë. Shkeljet, kanë të bëjë me procedurën e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive për informimin e qytetarëve në kuadër të liberalizimit të vizave. Ky nuk është kallzimi i parë ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë së mëparshme. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga qeveria Rama, ministrja e Mbrojtjes Koledhi kallëzoi penalisht paraardhësin e saj, Arben Imami dhe vartës të këtij dikasteri, për shpërdorim detyre.

Lista e të akuzuareve
Hysni Burgaj – Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
R. Borishi – Ish- Zv.Drejtor i Përgjithshëm
K. Kukaj – Kryetar i Komisionit të Vlerësimit

Anëtarë komisioni
A.Marashi
A. Hysko
B. Martini
L. Tafili
M. Papakonstandini
K. Plangarica
I. Cenga

TAHIRI:NUK DO TE KURSEHET ASKUSH QE KA PERGJEGJESI
Ora 18:00-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat në orën 18:00, deklaroi se ka zhvillime në Policinë e Shtetit dhe se nuk do të kursehet askush që ka përgjegjësi.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka filluar proçesin e auditit të përgjithshëm, ashtu si ka filluar dhe luftën kundër korrupsionit në rradhët e Policisë së Shtetit. Ka zhvilime të cilat nuk mund ti komunikoj tani, por në të gjithë proçesin e transparencës nuk kemi ndër mend të kursejmë askënd që ka përgjegjësi. Kjo nuk ka lidhje me emrat, as me detyrat e ish-funksionarëve por me të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi. Ajo që është më e rëndësishme është lajmi për 93% të punonjësve të Policisë së Shtetit që janë punonjës që kanë sakrifikuar për të rruajtur rendin dhe qetësinë publike. Qeveria dhe Kryeministri Rama e mbajtën premtimin për të rritur rrogat në polici në mënyrë drastike. Ky lajm vlen më shumë se transparanca për disa njerëz që në qoftë se e meritojnë do të shkojnë përpara drejtësisë”, u shpreh Ministri Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here