Home Aktualitet Transporti urban ne greve, 3 orë protestë në kryeqytet

Transporti urban ne greve, 3 orë protestë në kryeqytet

564
0

unazaShoqata e Punonjësve të Transportit Urban do të zhvillojë sot një grevë treorëshe, ndërsa autobusët e këtyre linjave nuk do të ofrojnë shërbimin për qytetarët e kryeqytetit. Ndryshe nga ditët e tjera, kur lëvizja fillon në orën 05:30, ditën e sotme do të nisë nga puna në orën 08:30. Njoftimi për zhvillimin e grevës është vendosur në çdo mjet të transportit publik në kryeqytet, ndërsa duket se do të përfshihen të gjitha linjat. “Njoftohen qytetarët se ditën e hënë, datë 16.12.2013, transporti i shërbimit urban të Tiranës do të fillojë në orën 08:30. Nga ora 5:30 deri në orën 8:30, Shoqata e Punonjësve ka shpallur grevë”, thuhet në njoftimin e afishuar. Megjithatë, duket se punonjësit e këtij shërbimi janë më pak të informuarit në lidhje me grevën, pasi deklarojnë se askush nuk i ka lajmëruar nëse duhet të grumbullohen diku për të zhvilluar grevën apo thjesht të ofrojnë shërbimin, por jo si zakonisht. Nga ana tjetër, administratori i një prej linjave kryesore sqaron se greva do të zhvillohet për shkak të situatës ekonomike me të cilën po përballen këto linja. Sipas tij, janë duke u diskutuar dy kërkesa: E para lidhet me uljen e akcizës së naftës për këto mjete transporti, ndërsa e dyta ka të bëjë me rritjen e çmimit të biletës.

Qytetarët
Qytetarët që janë të detyruar të përdorin transportin publik që në orët e para të mëngjesit duket se nuk e kanë mirëpritur lajmin e grevës. Sipas tyre, kjo do t’ua vështirësojë mjaft aktivitetin, si për të shkuar në punë, ashtu dhe për të shoqëruar fëmijët e tyre nëpër shkolla. Disa prej tyre shprehen se nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të udhëtuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë dakord me rritjen e çmimit të biletës.

Problematika
Edhe para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin për qytetarët, ndërsa shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. Ndërkohë që, drejtuesit e sindikatës thanë se shoferët dhe faturinot nuk janë paguar prej tre muajsh, për shkak se shoqëritë nuk përballojnë kostot. Prej kohësh, Shoqata e Transportit Urban Qytetas ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen kompanitë. Kjo, për shkak të çmimit të rritur të karburantit, investimeve me mjete të reja dhe mossubvencionimit nga qeveria për grupet që udhëtojnë pa pagesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here