Home Aktualitet RTSH prezanton këngën e Shqipërisë në Eurovision

RTSH prezanton këngën e Shqipërisë në Eurovision

907
0

dani-elhaidaRadio-Televizioni Publik Shqiptar ka prezantuar sonte, në lajmet qendrore, për herë të parë, këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision: “I’m alive” me tekst të Sokol Marsit e muzikë të ZzapnChriss, kënduar nga e mirënjohura Elhaida Dani. Klipi është realizuar nga Provideo me një fabul sociale.
Elhaida Dani, sipas burimeve të “News 24”, është shprehur se kënga është një ndër më të bukurat që ka kënduar deri me sot dhe fakti që kjo këngë është realizuar në një kohë kaq të shkurtër, e bën të jetë më e vërtetë dhe emocionale.
Dani, në rradhë të parë falenderon për mbështetjen e palodhur, Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, z. Martin Leka si dhe gjithë stafin që punoi për këngën. Gjithashtu, ajo uron t’ua shpërblejë besimin, fansave të saj, me këngën e realizuar.

Previous articleImazhe surrealiste ne nje realitet alternativ
Next article14 mars 2015, kujtohet si Dita π (Pi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here