Home Teknologji PE ul TVSH-ne per librat elektronike

PE ul TVSH-ne per librat elektronike

771
0

Parlamenti Europian i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Komisionit, që u lejon shteteve anëtare të ulin TVSH-në mbi librat elektronikë, duke e afruar me atë për librat në variant letre.

Aktualisht librat elektronikë mund të taksohen minimumi 15 për qind, ndërsa shtetet anëtare mund të aplikojnë për librat në letër një taksë prej 5 për qind dhe në disa raste edhe 0.

Modifikimi i direktivës së vitit 2006 për TVSH-në mbi tregtinë elektronike, sa i takon pjesës së taksimit të librave, gazetave dhe revistave, është mbështetur nga PE me 590 vota pro, 8 kundër dhe 10 abstenim.

“Mënyra jonë e të lexuarit ka ndryshuar. Nuk ka kuptim të vendosim një standard të dyfishtë ku një gazetë online taksohet më shumë krahasuar me të njëjtën gazetë të blerë në dyqan”, ka deklaruar eurodeputeti belg i PPE, Tom Vandenkendelaere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here