Home Kulture Gjirokastra pa muze

Gjirokastra pa muze

1094
0
Gjirokastër – Prej gati 15 vitesh Gjirokastra nuk ka asnjë muze që të plotësojë standartet e kërkuara për një qytet, trashëgimi botërore e njerëzimit. Dy ekzistuesit, Muzeu i Armëve dhe ai Etnografik kanë mangësi të shumta. “Aktualisht gjendja në Muzeun e Armëve është skandaloze.
Ne disponojmë objekte të rralla, me moshë 100 apo 150-vjeçare të cilat nuk ekspozohen në muret e muzeut për shkak të lagështisë. Një përkrenare ilire 3 mijë vjeçare nuk mund t’i besohet murit apo të varet me një gozhdë, kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thotë Teuta Kallajxhi drejtore e muzeumeve të Gjirokastrës.
Ajo thotë se në magazinën e Muzeut Etnografik ndodhen një këmishë hekuri 500-vjeçare që i takon kohës së Skënderbeut, apo pushkë e kobure stralli 250-vjeçare të cilat nuk ekspozohen.
“Çdo qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s duhet të ketë një muze kombëtar dhe ne i kemi mundësitë. Kemi mbi 300 objekte origjinale që nisin nga epoka e gurit deri në fund të shekulli 18-të”, shpjegon Kallajxhi.
E në fakt, nga qindra turistë që vizitojnë çdo ditë kështjellën, vetëm një pjesë e vogël drejtohen për nga Muzeu i Armëve që ndodhet në mjediset e saj Argjirosë.
Rikonceptimi i muzeumeve në Gjirokastër, një ide që diskutohet prej disa vitesh, por ende nuk ofron diçka konkrete, ka qenë pjesë e një konference ku është diskutuar për domosdoshmërinë e ndryshimit në përmbajtje si dhe në mënyrën e ekspozimit, nevojat dhe kërkesat për objekt të tillë.
Aktualisht, turistët në Gjirokastër mund të vizitojnë Muzeun Etnografik, i vendosur në ish-shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës si dhe Muzeun e Armëve, në kështjellën e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here