Home Politike Meta:Gjermania na mbeshtet ne rrugen drejt liberalizimit te vizave

Meta:Gjermania na mbeshtet ne rrugen drejt liberalizimit te vizave

723
0
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pas vizitës në Gjermani, tha se heqja e vizave do të vijë menjëherë pasi të plotësohen kushtet. “Natyrisht që për sa i përket perspektivës europiane së Shqipërisë, sidomos në drejtim të liberalizimit të vizave, u vlerësua progresi që është bërë dhe u theksua se në momentin që Komisioni Europian do të konfirmojë plotësimin e të gjithë kushteve, Gjermania do të japë mbështetjen e saj për të marrë vendimet përfundimtare lidhur me liberalizimin e vizave për vendin tonë”, u shpreh Meta. Duke përcjellë dhe opinionet e bashkëbiseduesve gjermanë, Meta tha se duhet të forcohet dialogu politik në Kuvend. “Edhe në drejtim të integrimit europian, u theksua mbështetja e Gjermanisë për të bërë hapa të tjerë përpara për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht që u theksua rëndësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut politik dhe në Parlament, si dhe mirëfunksionimi i Parlamentit, si një element i rëndësishëm për të çuar përpara ato reforma që kërkon integrimi europian i vendit”, u shpreh Ministri i Jashtëm shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here