Home Aktualitet Hyn ne fuqi ligji i ndertimeve pa leje, kush e shkel denohet...

Hyn ne fuqi ligji i ndertimeve pa leje, kush e shkel denohet me burg

644
0

ndertimet-pa-lejeNga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë duke u zëvendësuar me dënimin me burg. Me ndryshimet e reja është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet.

Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve.

Ndryshimet synojnë të rregullojnë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtë shkelje në vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-5 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.

Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-5 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg. Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here