Home Aktualitet Dokumenti sekret i Policise, Frroku kishte trafikant ne makine

Dokumenti sekret i Policise, Frroku kishte trafikant ne makine

720
0

frroku-markNjë raport shërbimi i mbajtur në tetor 2014, nga nëntë oficerë të sektorit të forcës së posaçme operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, akuzon deputetin Mark Frroku se ka fshehur në makinën e tij një person të kërkuar për trafik droge.

Ngjarja që përshkruhet në raportin e shërbimit të mbajtur nga oficerët e ngarkuar me ndjekjen e të akuzuarit për trafik droge, ka ndodhur mes datave 1 dhe 2 tetor 2014 në Tiranë.

Efektivat e Policisë ishin vënë në ndjekje të shtetasit Bardhok Pllanaj, i akuzuar në kuadër të dosjes penale, për të cilën ranë në pranga shtatë persona gjatë aksionit “Operacioni i Vilunit”. Raporti i shërbimit është mbajtur nga oficerët Pavlin Zhivani, Flamur Gashi, Gentjan Jukni, Algert Cekrezi, Ervin Kabeta, Orselan Shelna, Lisien Bakiasi, oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë.

Këta efektiva kanë qenë të ngarkuar me ndjekjen e personit që hetohej për trafik droge dhe përshkruajnë se ndjekja e pasqyruar në procesverbal ka nisur në orën 22:30, të datës 1 tetor 2014, ku ata janë vendosur fillimisht në zonën e Kombinatit, te bar ‘AML’ si dhe në rrugën dytësore Tiranë- Vorë, te pika tjetër e ‘AML’, ku u konstatuan subjektet e këtij procedimi penal”, thuhet në dokumentin që mban etiketën “sekret” dhe që është përpiluar në një kopje të vetme. Dokumenti është bërë publik dje nga televizioni “Abcnews”.

I KËRKUARI NË MAKINËN E FRROKUT
Sipas raportit të oficerëve të Policisë, rreth orës 23:35 konstatohet e parkuar para lokal “A…” një makinë Audi “A8”, me ngjyrë të zezë, me xhama të zinj, me targa AA 827 GY. Kjo makinë është ndjekur nga ana e Policisë, pasi te lokali në fjalë kishin zbritur tre persona.

Policia rreth orës 01:28 e ka ndaluar makinën në fjalë në zonën e Kamzës, te Bulevardi Blu. Në lidhje me këtë moment, oficerët e Policisë kanë shkruar në raportin e tyre se “…rreth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40-45 vjeç, i veshur me kostum ngjyrë blu e errët, është prezantuar si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër të tjera se:

Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të Parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”. Pas këtij momenti, efektivat e Policisë përshkruajnë se kanë vënë në dijeni eprorin e tyre direkt dhe e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

Reagimi i Mark Frrokut

Pas publikimit të dokumenteve ka reaguar edhe deputeti Mark Frroku.

“Dua të përcjell përmes jush se unë Mark Frroku i jam nënshtruar ligjeve të vendit. Policia ka bërë ndalimin, por unë nuk kam pasur asnjë person të kërkuar”,-ka reaguar Mark Frroku në një mesazh të dërguar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu. Sipas tij, ndërhyrjet që bëhen janë për qëllime politike.

Më herët, kjo histori është përmendur në Kuvendin e Shqipërisë dhe në ambientet politike, por pa specifikuar në detaje hollësitë e këtij ndalimi.

Pak ditë më parë deputeti Tom Doshi gjatë një interviste televizive, pranoi tërthorazi se nuk ishte makina e tij ajo që ishte ndaluar nga polica.

Pyetjes se gazetarit Sokol Balla në “TCH” se vetëm pak kohë më parë, në kohën e aksionit të policisë në Dukagjin, Berisha la të kuptohej se ju kishit fshehur në makinën tuaj trafikantë duke sabotuar operacionin, deputeti Doshi iu përgjigj: S’është e vërtetë! S’ka qenë makina ime. Insistimit të gazetarit se makina e kujt ishte, Doshi iu përgjigj se: Atë ta gjejë policia, unë nuk e di.

Zbardhje nga dokumentit i Policisë së Shtetit:

“Ora 01: 28” Automjeti me targa AA 827 GY, ju bë shenjë ndalimi në zonën e Bulevardit Blu nga një patrullë e Komisariatit të Policisë Nr.5 Kamëz (shërbimet e rendit me uniformë policore) afër rrethrrotullimit dhe në moment nga ana jonë u bë i mundur ndalimi i automjetit Audi A 8, ngjyrë e zezë, me xhama të zinj, me targa AA 827 GY, tek rrethrrotullimi në afërsi të Komisariatit të Policisë Kamëz. Pas kryerjes së veprimeve operacionale policore me qëllim bllokimin e rrugës dhe automjetit me targa AA 827 GY, nga ana jonë ju bë thirrje personave të pranishëm në automjet, të paidentifikuar nga ana jonë që të dilnin nga automjeti. Pononjësit e policisë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, ishim me shenja dalluese policore. Rreth dy minuta automjeti ka qëndruar i palëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person i moshës rreth 40-45 vjeç, i veshur me kostum ngjyrë blu e errët, është prezantuar si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur dhe nga ana jonë ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër të tjera se “Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet”, automjeti është në pronësinë time.

Deputetit i është bërë e qartë nga ana e Shefit të Njësisë Operacionale arsyeja e ndalimit dhe se personat e pranishëm në automjet duhet të verifikoheshin dhe për sqarime të mëtejshme do të largoheshin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranë, gjatë kësaj kohe janë shtuar prezenca me shërbime me uniformë e Komisariatit të Policisë Kamëz dhe në vend ka ardhur edhe një automjet policie. Nga ana e shefit të njësisë është komunikuar me specialistin e Sektorit për Narkotikët e Trafiqet Kryekomisar Florjan Pema ku i është bë e ditur e gjithë situata e krijuar dhe fakti se deputeti Mark Frroku sqaron se automjeti i ndaluar është në pronësi të tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here