Home Bota Masaker ne Egjipt, mbi 70 te vrare

Masaker ne Egjipt, mbi 70 te vrare

591
0

rgjiptRaportohen mbi 70 të vrarë, sipas Vëllazërisë Myslimane, nga sulmet e forcave të sigurisë kundër një manifestimi në Kajro në favor të presidentit Mohamed Morsi, transmeton “La Repubblica”.

“Nuk qëllojnë për të plagosur, por për të vrarë”, pohon zëdhënësi, Gehad El-Haddad, duke shtuar se “demonstruesit janë goditur në kokë dhe gjoks”. Al

Dhuna shpërtheu gjatë natës, në sheshin Tahrir, të ndriçuar nga dritat e helikopterëve, kur agjentë të policisë sulmuan një qendër të Vëllazërisë Myslimane pranë xhamisë Rabaa al-Adawiya në verilindje të kryqytetit.

Nga të parët u hodh gaz lotsjellës kundër demonstruesve por pastaj pasi këta refuzuan të shpërndaheshin, policia nisi të qëllojë në lartësinë e njeriut. Policia ka arrestuar 53 aktivistë, siç bën të ditur agjencia Mena, dhe ka konfiskuar armë, bomba Molotov etj.

“Në lumë gjenden me dhjetëra trupa”. Dhe bilanci i viktimave sipas Haddad, mund të jetë shumë më i lartë. Disa dëshimtarë flasin për dhjetëra trupa të transportuar në morg. Al Jazeera bën të ditur për 120 të vdekur dhe mbi 4500 të plagosur në përleshjet e forta përpara xhamisë së Rabaa el Adaëeya.

egjipt-viktima

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here