Një person i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes sot në kryeqytet.
Mësohet se shtetasi Pëllumb Xhabej, 50 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecuar në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke i shpëtuar kështu jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe një autoambulancë për t’i ardhur në ndihmë.
Edhe pse nuk dihen arsyet e rënies së tij, policia bën me dije se 50-vjecari është dërguar me autoambulancë në spital për një kontroll mjekësor, pasi rënia nga largësia mund t’i ketë shkaktuar shembje. Gjithahstu ai ka marrë edhe plagë të lehta në trup.