Home Aktualitet OSHEE njofton kufizime energjie

OSHEE njofton kufizime energjie

610
0

1485274486OSHEEOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur se disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektrike paraditen e së mërkurës.

“OSHEE njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 25 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet”, lexohet në komunikatën e OSHEE-së.

Zonat që do të kenë mungesë energjie elektrike janë rruga “Nazmi Rushiti”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Mine Peza” dhe rruga “Skënder Kosturi”.

Previous articleProjektligji, falen taksat per bizneset dhe individet
Next articleUlet ndotja e ajrit. Bashkia nxit qytetaret te levizin pa makina

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here