Home Shendetesi Këshilla për lëkurë të shëndetshme në çdo moshë.

Këshilla për lëkurë të shëndetshme në çdo moshë.

951
0

Paraqitja e fytyrës tuaj pasqyron, si shpirtin dhe shëndetin tuaj ashtu edhe ndjenjat tuaja. Lëkura është ajo që zbulon histori të jetës, nga shkëlqimi në rini, në njollat e shtazënisë deri në rrudhat e plakjes, më pak të mirëpritura nga çdo femër. Sigurisht do të donit që të kishit një lëkurë që shkëlqen, për këtë kujdeseni, në mënyrë që të mos jetë e lodhur, e tharë dhe e munduar, pasi me kalimin e kohës, lëkura bëhet më e hollë dhe më pak elastike si rezultat i ndryshimeve të fibrave të kolagjenit dhe të elastinës, indi lidhës bëhet më i dobët duke dobësuar kështu dhe tonusin e lëkurës. Këto ndryshime çojnë në krijimin e rrudhave të lëkurës, lëkurë më e lëshuar e më pak elastike dhe shenja të tjera të një lëkure të plakur. Edhe nëse keni një lëkurë të përsosur, gjithmonë është i nevojshëm kujdesi i fytyrës tuaj. Edhe kur keni një cilësi të mirë të lëkurës, mund që fytyra juaj të fryhet nga ankthi dhe trysnia e perditshme. Një mendje e kthjellët është gjithmonë e rëndësishme për një fytyrë të shëndetshme. Të gjithë do të donim këshilla të dobishme dhe një trajtim efikas për problemet e saj. Ja disa këshilla për mosha të ndryshme:

Mosha rreth të 30-ave: njolla të akneve
Problemet hormonale të lëkurës nuk janë vetëm në adoleshencë. Rritja e nivelit të progresteronëve dhe testosteroneve përpara menstruacioneve, mund t`ju shkaktojë irritim të fytyrës dhe dalje të puçrrave përreth gojës, mjekrës dhe hundës. Për trajtimin e akneve në moshë rreth të 30-ve, duhet treguar shumë kujdes përsa i përket përdorimit të kremrave. Nga dermatologët më të mirë në botë këshillohen Peroksid benzoyl dhe Retinol-A, të cilat ndihmojnë në rigjenerim dhe shkëlqim të fytyrës. Duhet të përdoren ekzema të buta qetësuese dhe pastrues pa aromë. Më së shumti aknet vendosen në fytyrë, gjoks, shpatulla dhe kurriz. Megjithëse ilaçet e përdorura për kurimin e këtij problemi janë të shumtë ata ndryshojnë në përdorim nga personi në person dhe sigurisht sipas gradës së aknes. Nëse në format e lehta përdoren kremra mbi lëkurë, në format e rënda ky kurim mbështet edhe me ilaçe nga goja. Por asnjë nga këta ilaçe nuk duhet përdorur pa këshillën e mjekut dermatolog (specialist i sëmundjeve të lëkurës). Akne vulgaris (puçrat) nuk janë ngjitëse. Nëse nuk kurohen apo trazohen duke i shtypur rritet mundësia të lënë shenjë.

Të 30-at: lëkura e fëmijës tuaj
Gati për të filluar një familje? Lëkura juaj mund të jetë shumë e shëndetshme gjatë shtatzënisë, kjo fal esterogjenëve të bollshme në trupin tuaj. Por fluksi hormonal gjatë kësaj faze mund të krijojë një sërë problemesh, siç është melasma( njolla të errëta në fytyrë), të cilat duhet të elimonihen pas lindjes, pasi lëkura nuk ndriçon më si më parë dhe nuk ka më shkëlqim natyral. Gjurmët e lehta në lëkurë ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Gjatë terapisë nuk mund të merrni seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme. Sipas instruksioneve të gjitha produktet që i vihen fytyrës duhet të penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës, qetësojnë aknet dhe njollat në fytyrë. Të ekspozoheni pak në diell çdo ditë dhe të keni një stil jetese të shëndetshëm larg alkoolit dhe duhanit, për të mirë të shëndetit të fëmijës dhe tuajin.

Mosha rreth të 40-ve: kontrolloni veten
Në moshën e mesme, dëmi i bërë në lëkurë në dekadat më përpara, fillon të shfaqet. Kjo mund të përfshijë shenja të para të kancerit të lëkurës, i cili po të kapet në kohë, është 99 për qind i shërueshëm. Një ose dy filxhanë kafe do të reduktonte ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Pra mirë do të ishte të bënit të paktën çdo muaj vetkontrolle për çdo gjë të dyshueshme. Përpara një pasqyre, shqyrtoni të gjithë trupin tuaj, duke e kontrolluar nga koka tek këmbët.

Të 40-at: zgjidhni produktet e duhura
Retinoid ose Tretinoin për të minimizuar shenjat e plakjes, siç janë njollat, rrudhat apo skuqjet e lëkurës. Një mbrojtje të mirë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB. Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 40 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk.Përdorni produkte antioksidues dhe hidratantë, si dhe zgjidhni trajtime sipas moshës tuaj.
Eliminoni skuqjet: nëse jeni të mbulluar nga skuqjet e lëkurës, njollat apo gungat e vogla, mund t`i përkushtoni lëkurës tuaj një trajtim me bimë aromatizuese, duke ndryshuar gjendjen e zakonshme të saj.

Të 50-at: shuani etjen dhe zgjidhni ushqimet
Duke qenë se niveli i estrogjenit në këtë moshë bie, lëkura bëhet më e thatë dhe më e hollë. Banjot shumë të shpeshta, me ujë të nxehtë apo me sapun të ashpër mund të përkeqsoj situatën. Hypothyroidism (një gjëndër tiroide nënaktive), e cila formohet zakonisht në moshën 50 vjeçare, e bën lëkurën më të thatë,duke shkaktuar edhe kruajtje. Këshillohuni gjithmonë me një mjek për çdo simptomë të shkaktuar gjatë kësaj dekade, si lodhje, depresion, shtim të pashpjegueshëm në peshë apo dhimbje të muskujve. Për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë, rekomandohet të përdoren rregullisht kremra hidratues me mbrojtje ndaj diellit dhe pirje të sasive të mëdha të ujit ose çajrave hidratues. Mbani larg sheqernat dhe proteinat që rrisin deri në 50 herë sasinë e radikaleve të lira në lëkurë, duke i bërë indet më të “brishta” dhe duke i çuar më shpejt drejt plakjes. Thonë se bukuria fillon nga tavolina, kjo duke evituar ushqimet me shumë sheqer apo të pjekura shumë, që me të vërtetë janë si një bombë për organizmin.

Mbi të 50-at: dashuroni këmbët tuaja
Duhet patur gjithmonë kujdes edhe ndaj variçeve( zgjerim të enëve të gjakut), pasi shumica e femrave në këtë moshë kanë probleme të tilla me këmbët. Nëse edhe shumë rrallë keni çrregullime të qarkullimit të gjakut, apo keni ndonjë skuqje ose plagë pranë variçeve është mirë që menjëherë të kontrolloheni tek një mjek. Shmangni uljen këmbëkryq, lodhjen, qëndrimin në këmbë, si dhe praktikoni ushtrime të ndryshme për të normalizuar mirëqarkullimin e gjakut.

Strategjitë për të mos u plakur:
1.Mos fillo duke menduar për një ditetë 6 mujore. Mjaftojnë tre ditë në javë, me kujdes të veçantë, për të parandaluar shfaqjen e shenjave të plakjes.
2.Ushqime të papërpunuara dhe natyrale: peshk dhe mish organik, fruta dhe perime të freskëta.
3.Hani 5 vakte në ditë
4.Përllogarit kohën e përgatitjes së ushqimit, në mënyrë që të mos humbasin vlerat e ushqimit.

Ushqimet që plakin:
•    Ushqimi “i bardhë”: makaronat, orizi, buka dhe sheqeri
•    Ushqimet “e kaltra”: ëmbëlsirat, tortat, byrekët, biskotat.
•    Alkooli
Ushqimet që nuk të plakin:
•    Proteina: vezët, mishi i pulës dhe i gjelit të detit pa lëkurë, peshku, frutat e detit, mish i kuq pa dhjam, kosi dhe bishtajat.
•    Yndyrnat: fruta me vaj(arra, bajame, fistikë etj.), farërat(luledielli, kungulli), salmon, avogado.
•    Perimet: të gjitha të freskëta dhe organike.
•    Karbohidratet “e mira”: fruta, oriz, makarona dhe bukë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here