Tirana dhe Besa janë eliminuar nga Liga e Evropës. Bardheblutë barazuan në “Qemal Stafa” 1-1 me Utrehtin por patën humbur ndeshjen e parë 4-0, ndërsa Besa u mund nga Olimpiakosi. Ndonëse nuk pritej kurrfarë mrekullie nga skuadrat shqiptare pas humbjeve katastrofike në ndeshjet e para, përgjithësisht synohej që më së paku bardheblutë të mundtë merrnin të paktën një fitore minimale ndaj Utrehtit. Kjo edhe për faktin se kishin të bënim me një skuadër modeste për nga eksperienca në Kupat e Evreopës si dhe për të mbyllur polemikat e shumta që u përhapën gjatë kësja jave kundër lojtarëve të Tiranës, për shitje të ndeshjes në Holandë. Gjithsesi kryeqytetasit nuk mundën të shkonim më shumë se një barazim, madje ishin “miqtë” nga Holanda ata që shënuan të parët.
Ndërsa mbi një mijë kilometra larg nga Tirana, në Athinë, Besa e Kavajës bëri një lojë më të mirë sesa në ndeshjen e parë duke arritur të shënonte edhe një euro-gol me anë të maqedonasit, Lazarevski. Pjesa e parë përfundoi në barazim me rrejta të paprekura dhe me fillimin e fraksionin të dytë të lojës erdhën në seri golat respektivë. Verdheblutë nuk kishin asnjë shans kualifikimi përballë pluri-kampionëve grekë kjo edhe për faktin se ndeshja e parë kishte përfunduar 5-0. Megjithatë përballja me Olimpiakosin të paktën mbushi arkën e klubit pasi e drejta TV për ndeshjen në Tiranë u ble nga grekët plot 147 mijë euro.