Home Sociale Sekseret e vdekjes, ja skema e shitjes se varreve

Sekseret e vdekjes, ja skema e shitjes se varreve

805
0

agkensi-funeralliTë sigurosh një vend në varrezat e Tiranës, është kthyer në makth për familjarët që humbin të afërmit, por në një minierë ari, që mbush xhepat e një zinxhiri të tërë personash duke filluar që nga punonjësi i mirëmbajtjes së varrezave, shoferi i ambulancës së spitalit e deri tek drejtuesit e bashkisë së Tiranës. Pazaret bëhen kudo dhe nga kushdo, me qëllimin e vetëm, që të përfitojnë diçka.

Një nga vendet që janë vënë nën shenjestrën e agjencive funerale të kryeqytetit janë pikërisht spitalet. Madje agjencitë funerale, tashmë kanë fituar eksperiencë në këtë fushë dhe kanë ndërtuar një skemë të tërë se si, pacienti që del i vdekur nga x spital të mund t’u drejtohet atyre për t’i bërë shërbimet e fundit. Ata kanë lënë nga një sekser në spital, janë të lidhur me shoferin e autoambulancës dhe me infermierët dhe secili në çdo rast ka pjesën e tij të fitimit.

SEKSERËT E VDEKJES

Janë bërë si çakalli që nuhat prenë e tij me kilometra larg. Ata i kanë zgjedhur shërbimet, onkologjiku, neurokirurgjia, spitali i zemrës, urgjenca kirurgjikale, por edhe urgjenca e ushtarakut janë më të preferuarat. Por nuk e bëjnë vetëm punën e tyre. Janë edhe infermieret, që i njoftojnë se në repartin e tyre x pacient është në fije të perit. Atëherë ata hyjnë në lojë. Qëndrojnë së bashku me të afërmit e të sëmurëve pas sallës së operacionit.

Bëjnë sikur edhe ata kanë ndonjë të afërm të sëmurë dhe ndërsa i “ngushëllojnë” për gjendjen e rënduar të familjarit, si padashje u lënë në dorë një kartvizitë të x agjencie funerale, që ata e kanë marrë në një vdekje, që u ka ndodhur dhe kanë mbetur të kënaqur. I quajnë ndryshe sekserët e vdekjes. Dhe kështu ata që nuk i bëjë ballë sëmundjes, falë gatishmërisë së privatëve, përfundojnë nga dera e spitalit drejt e në varreza.

Përveç infermierëve, një tjetër lidhje që u sjell fitime janë edhe shoferët e autoambulancave. Ata janë të parët që shkojnë në vend kur ndodh një aksident, apo ka ndonjë urgjencë tjetër dhe po ashtu janë të parët që marrin vesh se sa mundësi ka për të shpëtuar pacienti që po transportojnë. Kur ai nuk mbijeton, ose ka pak shpresa që t’ia hedhë njoftojnë agjencitë funerale. Kështu, përveç rrogës së shtetit, marrin para edhe për çdo telefonatë që u bëjnë atyre dhe i lajmërojë se pacientit ‘iu mbaruan vijat e jetës”.

SHËRBIMET QË OFROJNË

Përveç tarifës prej 25 mijë lekë që duhet t’i paguajnë bashkisë së Tiranës për vendin e varrit, agjencitë funerale ofrojnë të gjitha shërbimet duke filluar që nga llojet e ndryshme të arkivoleve, të cilat në bazë të cilësisë variojnë nga 30 mijë lekë e deri në 120 mijë lekë, kurorat me lule edhe këto të çmimeve të ndryshme, transporti deri në shtëpi pa harruar në këtë listë të gjatë edhe veshjet e rastit. Kështu për makinën e funeralit, që do të bëjë transportin e të ndjerit, merr 100 lekë për çdo km rrugë, kur bëhet fjalë për jashtë rrethit.

Autobusët për një shërbim që do të bëhet jashtë Tiranës është një tjetër gjetje e këtyre agjencive dhe nëse familjarët e kërkojnë për të çuar persona në rrethe të ndryshme, për çdo person ata marrin sa vlera e biletës së urbanit në këtë rreth. Ndërkohë që për pacientët që janë nga Tirana, ata vënë në dispozicion të ceremonisë mortore edhe lokalin ku do të bëhet ceremonia mortore. Pra duket sikur për gjithçka mendon agjencia funerale, të cilat janë shtuar shumë. “Si kërpurdhat pas shiut”, thonë në shërbimin funeral shtetëror, të cilit i janë larguar shumë klientë, megjithëse ofron gati të gjitha llojet e shërbimeve. Vetëm ne Tiranë janë rreth 25 shërbime funerale private.

TARIFAT E VARRIMIT

Vendi i varrit 25 mijë lekë
Hapja dhe mbyllja e varrit 5 mijë lekë
Bordurë varri 8 mijë lekë
Kostum 3 mijë lekë
Çarçafë 2 mijë lekë
Kurora me lule 1.500 lekë/kurora
Arkivoli 30 mijë lekë
Transporti i të ndjerit 10 mijë lekë brenda Tiranës
Transporti 100 lekë/km jashtë Tiranës
Urbani i funeralit 15-20 mijë lekë
Urbani i funeralit Jashtë Tiranës, vlera e biletës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here