Home Aktualitet Shënkoll, i jepet lamtumira nënës dhe dy fëmijëve

Shënkoll, i jepet lamtumira nënës dhe dy fëmijëve

555
0

Shënkolli, fshati i vogël vetëm pak metra larg Lezhës i ka dhënë lamtumirën e fundit, nënës me dy fëmijët e mitur, viktima të përmbytjeve në Xhenova të Italisë. Mijëra banorë të Shënkollit, personalite dhe të afërm të viktimave kanë bërë homazhe duke treguar solidaritet me familjen e 29-vjeçares Shpresa Djala e cila humbi jetën së bashku me dy vajzat e saj nga katastrofa natyrore që përfshiu rajonin e Ligurias.

Në ceremonitë mortore ka qenë i pranishëm edhe konsulli italian në Shkodër, i cili e ka konsideruar humbjen e 3 jetëve të familjes Djala si një tragjedi të vërtetë, por nga ana tjetër është shprehur se natyra është diçka që nuk mund të kontrollohet.
Ora 13:00 ka shënuar edhe momentin e fundit që 29-vjeçarja Shpresa Djala dhe dy vajzat e saj, Xhoja 8 vjeç dhe Xhanisa 11 muajshe kanë udhëtuar me familjaret e tyre, për tu prehur përfundimisht në varrezat e Shënkollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here