Home Kosova Ivanoviç: KFOR-i të kthehet në kazerma

Ivanoviç: KFOR-i të kthehet në kazerma

709
0

Sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, ka thënë se ndërhyrja e sotme e KFOR-it është e gabuar dhe se nuk do t`i ndalojë serbët që të bëjnë rrugë të reja alternative për në Serbi.

Ai tha se ndërhyrja me të cilën ushtarët e KFOR-it kanë marrë barrikadën në Jarinjë dhe kanë vënë tela me gjemba në rrugën alternative për Rudnik shton edhe më tej tensionet në veri të Kosovës.

“Ne duhet të lejojmë që negociatat në Bruksel të çojnë në zgjidhje dhe paraprakisht duhet që gjendja të kthehet në atë para 25 korrikut, kur gjërat u kthyen në drejtim të gabuar”, ka thënë Ivanoviç për Beta.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kthehen aty nga kanë ardhur, “KFOR-i në kazerma, policia në rrugë, EULEX-i në pikëkalime, e qytetarët në shtëpi”.

“Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë krizë, dhe pastaj që me bisedime të kërkohet zgjidhja afatgjate” ka shtuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here