Home Aktualitet Vëllai i Feti Voglit: Vajza e tij eshte vetem 3 vjeçe

Vëllai i Feti Voglit: Vajza e tij eshte vetem 3 vjeçe

573
1

Dyert e mortit janë hapur në familjen Vogli. Miq, të afërm dhe forca të shumta ushtrie kanë vrapuar pranë prindërve të moshuar të Feti Voglit, menjëherë sapo kanë marrë vesh lajmin. Diku mes kodrave të fshatit Rrovë në afërsi të Baldushkut, gjendet shtëpia përdhese e Bedri Voglit, djali i të cilit ishte martiri i parë i Shqipërisë në Afganistan. Nëna e 31-vjeçarit nuk arrin të përmbahet, ndërsa burrat e shtëpisë, edhe pse të përlotur, heshtin përpara gjëmës së madhe që u ka rënë. Florenc Vogli, vëllai i vogël i 31-vjeçarit është i vetmi që mund të arrijë të flas. “Fetiu gjithë jetën e tij e ka pasur të lidhur me ushtrinë. Ka mbaruar shkollën “Skënderbej” për Artileri Këmbësore dhe ka kryer shumë specializime në gjithë botën. Kishte kryer dhe dy misione më përpara në Irak, një herë 6 muaj dhe herën tjetër 2 muaj. Vetëm 1 muaj më parë ai u nis për në Afganistan, por nuk do kthehet më i gjallë”,– rrëfen me sytë e përlotur Florenci. I pyetur në lidhje me lajmin, ai tregon se ka qenë i ati që e ka njoftuar, pasi ai gjendej në punë në Tiranë.

Vetëm pak metra më larg qëndron njëri prej xhaxhallarëve të ushtarit komando, i cili ka qenë personi i parë që është njoftuar dhe ka pasur barrën e rëndë t’u japë lajmin e keq familjarëve. “Mua më morën në telefon nga Zall-Herri shokët e Fetiut dhe më thanë që është plagosur fillimisht. Isha shumë i tronditur nga kjo gjë dhe më është dashur që t’i jap lajmin dhe vëllait tim, Bedriut dhe nuses së Fetiut, e cila ishte në Vlorë bashkë më vajzën 3-vjeçe. Më pas erdhi lajmi i keq që vdiq”, tregon Ndriçim Vogli. Teksa takohemi me familjarët e Feti Voglit, pyesim Florencin nëse dhe ai do bëhej ushtar, por Liman Vogli, xhaxhai i 31-vjeçarit rënkon duke thënë: Me ushtrinë e kemi mbyllur.

1 COMMENT

  1. Ngushellimet e mia familjes se tij,me vjen shume keq per humbjen e bashkeatdhetarit tone i cili ka humbur jeten per te sjelle paqe e harmoni ne nje vend te mbizoteruar nga dhuna,nga analfabetizmi dhe nga varferia.Me kete rast uroj sherim te shpejte edhe bashkeatdhetarit tim qe ndodhet ne gjendje te rende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here