Home Aktualitet Sokol Feka 4 hyrje-dalje nga Shqiperia pa leje

Sokol Feka 4 hyrje-dalje nga Shqiperia pa leje

818
0

sokol-fekaMajori i ushtrisë shqiptare Sokol Feka i përfshirë në trafikun e drogës me helikopter nga Maroku drejt Spanjës rezulton të ketë udhëtuar jashtë Shqipërisë 3 herë të tjera prej vitit 2014. Udhëtimi i fundit që i mori jetën, daton më 20 janar, që i bie të jetë udhëtimi i katërt në harkun kohor të një viti jashtë vendi, ndërsa tre udhëtimet e tjera janë kryer brenda vitit 2014.

Të treja këto udhëtime janë dokumentuar dhe A1Report ka mundur të mësojë se Feka në një nga lëvizjet jashtë vendit Feka ka shkuar për kurs trajnimi sëbashku me disa kolegë dhe 2 herë të tjera për turizëm me qëndrim të shkurtër drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Feka kishte marrë lejen e zakonshme nga 12 deri në 31 janar të këtij vitit, ndërsa është larguar jashtë vendit pa marrë leje. Sipas të dhënave rezulton se majori, një prej emrave elitë të pilotimit të Forcave të Armatosura, të ketë dalë jashtë Shqipërisë për herë të fundit më 20 janar nga aeroporti i Rinasit.

Hyrje/daljet e pilotit Sokol Feka
Sokol Feka ka dalë më 15 Qershor 2014, ka hyrë në 23 Korrik 2014
Sokol Feka ka dalë më 21.09.2014, ka hyrë më 30.09.2014
Sokol Feka ka dalë më 16.11.2014, ka hyrë më 20.12.2014
Sokol Feka për herë të fundit ka dalë nga Shqipëria më 20 Janar 2015

Piloti i Forcave të Armatosura me eksperiencë prej 18 vitesh humbi jetën 3 ditë më parë teksa drejtonte një helikopter të paregjistruar nga Maroku drejt Spanjës të ngarkuar me 1 ton hashash. Sipas autoriteteve spanjolle helikopteri u rrëzua pas përplasjes me një shtyllë elektrike, për t’iu shmangur ndjekjes nga garda spanjolle. Me Fekën udhëtonte dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, teksa dyshohet se ai është një shtetas grek.

Aktualisht në hetime paraprake është përfshirë Policia Ushtarake e cila ka tagrin e kryerjes së hetimeve për ushtarakët e më pas të dhënat e mbledhura do të konkludohen me prokurorinë dhe palën spanjolle për zbardhjen e dinamikës së përfshirjes së Fekës në këtë rrjet trafiku.

Aksidenti
Helikopteri që transportonte rreth 1 ton marijuanë është rrëzuar dy ditë më parë në Spanjë, në provincën e Malagës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pilotët, njëri prej tyre ishte shqiptari Sokol Feka, major i Ushtrisë së Shqipërisë. Ende nuk dihet roli i pilotit shqiptar në këtë trafik narkotikësh, por nga hetimet paraprake dyshohet se ai ishte një korrier i paguar për trasnportin. Një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë është rrëzuar pas përplasjes me një shtyllë të tensionit të lartë në krahinën e Gaucin të qytetit të Malagës. Aksidenti ka ndodhur orëve të para të ditës së martë, ndërsa hetimi spanjoll ka konstatuar se personi që pilotonte ishte një shqiptar i Forcave të Armatosura dhe quhet Sokol Feka, 41 vjeç. Të dhënat për këtë person janë përcjellë në ambasadën tonë në Madrit dhe menjëherë kanë nisur verifikimet në lidhje me Ministrinë e Jashtme dhe më pas më Ministrinë e Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here