Shakira bëhet nënë për herë të dytë. Këngëtarja kolumbiane ka sjellë në jetën djalin e saj të dytë mbremjen e kaluar.
Vogëlushi ka lindur nga një ndërhyrje çezariane, në Spitalin Quiron Tecknon të Barcelonës, për shkak të disa komplikimeve, shkruajnë mediat e huaja.
Lajmi është bërë ditur nga nga vetë çifti Shakira dhe Pique me anë të një njoftimi pak çaste para mesnatës, ku thuhet se ka ardhur në jetë vogëlushi i tyre dhe se të dy janë shumë mirë.
Djali eshte quajtur Sasha dhe kjo eshte bere e ditur nga gjyshi i Pique.
Këngëtarja 37-vjecare dhe mbrojtësi spanjoll, kanë edhe një djalë tjetër rreth 2 vjeç, i cili quhet, Milan. Çifti është lidhur në bashku që prej vitin 2010. por edhe pse kanë dy fëmijë ata edne nuk janë martuar.