Home Teknologji Qeveria franceze, masa per sigurine e Europianit

Qeveria franceze, masa per sigurine e Europianit

364
0

1465403018appQeveria franceze lançoi një aplikacion për telefonat celularë, i cili shërben për të lajmëruar publikun në rast të një sulmi terrorist. Aplikacioni publikohet para nisjes së Kampionatit Europian të futbollit, i cili gjithashtu shoqërohet me masa të ashpra sigurie.

Aplikacioni përdor sistemin e pozicionimit për të lajmëruar përdoruesit e tij në rast sulmi. Qeveria franceze tha se krijimi i aplikacionit nisi pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris që i kushtuan jetën 130 njerëzve.

Përdoruesit e aplikacionit do të marrin lajmërimin në telefonat e tyre deri në 8 zona të ndryshme gjeografike, përfshirë atë ku ndodhen. Lajmërimet urgjente do të ofrojnë një përshkrim të shkurtër të asaj që ka ndodhur dhe gjithashtu këshilla për sigurinë.

Mësohet se lajmërimi që vjen në telefon, nuk bën zhurmë, në mënyrë që të mos alarmohen agresorët e mundshëm nga përdoruesit e këtij aplikacioni që mund të gjenden pranë tyre.

Në versionet e mëvonshme të aplikacionit, përdoruesit gjithashtu do të marrin paralajmërime për përmbytje apo aksidente industriale.

Previous articleMinistria e Mjedisit, 90% e plazheve jane te pastra
Next articleAktorja Rudina Dembacaj, merr nje propozim teper te vecante per martese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here