Home Aktualitet Vrasja e të “fortit të Mirasit” , 1 milion leke kush jep...

Vrasja e të “fortit të Mirasit” , 1 milion leke kush jep informacion

560
0

mirasiPër vrasjen e të “fortit të Mirasit” janë 25 të shoqëruar, por asnjë i dyshuar konkret për policinë.

Një ditë pas zbulimit të trupit të vrarë të 37-vjeçarit nga Devolli, Jani Kollçinaku, dhe vendosjes në dispozicion të shumës prej 1 milion lekësh për atë që do të japë informacionin konkret lidhur me autorët e krimit, Policia e Korçës ende nuk ka mundur të zbardhë asnjë detaj lidhur me ngjarjen.

Vendi ku u gjet trupi 
Vendi ku u gjet trupi

Sipas të dhënave nga burime brenda grupit hetimor, pista kryesore është përqendruar tek aktiviteti kriminal i viktimës lidhur me pazare droge, por pavarësisht informacioneve të ndryshme, nuk ka një të dhënë të saktë, verifikimi i së cilës do ta çonte policinë drejt autorëve.

Të paktën 25 persona janë shoqëruar gjatë 24 orëve të para në Komisariatin e Devollit dhe Korçës, por asnjë prej tyre nuk ka pasur dijeni për shkaqet apo shkaktarët e këtij krimi. Burime jozyrtare thonë se krimi ka ndodhur pas një prishjeje pazaresh droge në shuma që i kalojnë mijëra euro.

Megjithëse konflikti për drogën është pista kryesore, por edhe e vetme e Policisë së Korçës, nuk ka të dhëna se me cilët persona ka bashkëpunuar “Landi i Mirasit”. Banorë të zonës dhe ata që e njihnin në aktivitetin e tij ilegal tregojnë se jo vetëm në Devoll, por aktiviteti i Kollçinakut shtrihej në të tërë qarkun, nga Korça e Pogradeci. Pak vite më parë, ai kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar me 6 vjet për trafik droge, por sërish i ishte rikthyer këtij aktiviteti.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e së shtunës buzë rrugës nacionale Bilisht- Korçë. Nga verifikimi i ekspertëve mbi trupin e viktimës rezultoi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë, pas goditjeve me levë hekuri. Ka qenë pikërisht arma e zjarrit që i shkaktoi vdekjen 37-vjeçarit.

Ekzekutimi, sipas Policisë, është kryer në një tjetër vend për t’u transportuar më pas me makinë deri në vendin e hedhjes në anë te rrugës në afërsi të fshatit Zëmblak. Më parë viktima ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prej disa kohësh ishte emigrant në Greqi. Policia në të njëjtën kohë po punon për gjetjen e mjetit që bëri transportin e trupit të vrarë, si dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në nënstacionin e Zëmblakut dhe të karburanteve rreth vendit të ngjarjes.

Pas ngjarjes, trupi i 37- vjeçarit, i cili jetonte i vetëm në banesë, është tërhequr në morgun e Korçës nga dy motrat e tij, të cilat kanë organizuar edhe ceremoninë mortore për Jani Kollçinakun. Sipas të dhënave, policia ka marrë në pyetje edhe të afërmit e viktimës, por deklarimet e tyre nuk kanë nxjerrë asgjë në dritë që të mund t’i shërbente hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here