Home Aktualitet Dajç, 2 te vrare ne lokal nga plumbat e kallashnikovit

Dajç, 2 te vrare ne lokal nga plumbat e kallashnikovit

853
0
Autori i vrasjes, Miklovan Parubi
Autori i vrasjes, Miklovan Parubi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 22:40 të mbrëmjes së kësaj të hëne, në një lokal në Njësinë Administrative Dajç, në Shkodrës. Një person i armatosur me armë automatik, ka hyrë brenda ambienteve të lokalit dhe ka hapur zjarr në drejtim të një tavoline ku ndodheshin gjashtë persona, klientë të barit.

Plumbat e breshërisë të armës kallashnikov kanë rezultuar fatal për 2 prej tyre, ndërsa katër të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Viktimat e këtij krimi janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Ndërsa autori i kësaj ngjarje është identifikuar shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë bllokuar akset dalëse nga Dajçi në drejtim të Shkodrës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat policia thekson se autori i ngjarjes njihet si përdorues droge dhe person me probleme emocionale.

Katër të plagosurit janë Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Dy viktimat si dhe katër të plagosurit janë të moshës 25-35 vjeç.

Policia dyshon se shkak i këtij krimi të rëndë mund të ketë qenë sherri për një lojë pokeri.

Ngjarja
Një lojë pokeri e humbur nga autori dyshohet të jetë pikënisja e konfliktit me 6 shokët e tij. Mësohet se ata janë konfliktuar verbalisht me Parubin, i cili është përdorues droge.

Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shpisë ku edhe ka marrë armën e krimit.

I armatosur me automatik ai është kthyer në lokal dhe ka hapur zjarr në drejtim të gjashtë personave, duke lënë të vdekur 2 prej tyre, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Pas këtij momenti, Miklovan Parubi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai u shpall në kërkim nga policia, ndërsa dyshohet se ka kaluar kufirin në Mal të Zi.

Dëshmitë
Banorët e Njësisë Dajç në Shkodër tregojnë për Report Tv ngjarjen e rëndë që ndodhi duke u marrë jetën dy personave, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Jemi të tronditur. Autori pas sherrit ka hyrë brenda në lokal dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, ndërsa 4 të tjerë janë të plagosur.

Në momenti që Miklovan Parubi ka hapur zjarr të gjithë kanë qenë të ulur në një tavolinë në lokal”deklarojnë ata.

Sipas banorëve Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte duke luajtur me autorin dhe personat e tjerë.

“Gacalini sapo kishte mbërritur në lokal dhe është vrarë aksidentalisht nga breshëria e automatikut të Miklovan Parubi”.
vrasja shkoder
Nëna e Gacalin Kopshtit: E vranë me bukë në gojë
Familjarët e dy viktimave janë njoftuar nga të afërmit disa minuta pas ngjarjes për vdekjen e Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshtit.

E tronditur për humbjen e djalit 30 vjeç, nëna e Gacalin Kopshtit thotë që e vranë me bukë në gojë.
Gacalin Kopshti
Deklarata e Policisë së Shkodrës

Me datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkoder, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ( dyshohet gjatë një loje pokeri) , shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të gjitha sherbimet e komisariatit dhe drejtorisë vendore të policisë Shkodër janë në gadishmeri bashkë me forcat FNSH në ndjekje të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here