Behxhet Pacolli ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në pushtet. Edhe pse ka disa kohe në të cilën qeveria ka marrë një vendim për emërimin e tij si zv/kryeministër i parë, ai nuk ka nisur ende punën e tij.
Në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës, në kuadër të kabinetit qeveritar figurojnë vetëm emrat e 5 zv/kryeministrave aktualë: Kuçi, Kusari-Lila, Tahiri, Petrovic dhe Bukoshi.
Ai është cituar të thotë se nuk dëshiron të përfshihet në punën e ministrit Hoxhaj dhe është caktuar Thaçi, të bëjë pikërisht këtë: të lobojë për njohje. Pacolli pritet të kthehet shpejt në postin e kryetarit të AKR-së.