Home Aktualitet Himara pushtohet nga parulla anti-shqiptare, shteti hesht!

Himara pushtohet nga parulla anti-shqiptare, shteti hesht!

143
4

Qarqet greke janë hedhur sërish në sulm, parulla shoveniste kundër Çamërisë dhe shqiptarëve janë shkruajtur dje në rrugët e Himarës, duke e quajtur Greqi. Kjo në kuadër të fushatës elektorale dhe si reagim për vdekjen e Aristotel Gumës. Krahas posterave të kandidatëve të cilët garojnë për bashkinë e Himarës në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, të bihen në sy shumë shkrime të shkruara në gjuhën greke ku shahen shqiptarët dhe kryesisht çamët. Disa nga mbishkrimet janë anti-çame, ndërkohë që fjalët në greqisht ishin të një domethënieje tjetër, si “Himara është greke”, “Vorioepiri tokë greke”, “Himara baraz Greqi”, “Himara është pjesë e Greqisë” etj. Në qytetin e Himarës këto shkrime janë të përhapura jo vetëm në të gjitha rrugët por dhe në aksin nacional Vlorë-Himarë-Sarandë. Shkrimet nisnin që në hyrje të Dhërmiut e deri në brendësi të qytetit të Himarës. Krahas shkrimeve greke ndodhej edhe flamuri grek. Ngjarje të tilla janë zhvilluar gjithmonë në prag fushatash të zgjedhjeve, si vendore ashtu dhe qëndrore. Disa qytetarë shprehen se ato janë shkruar gjatë natës duke gdhirë e mërkurë dhe se më parë nuk kishte shkrime të tilla.

 

 

 

 

 

4 COMMENTS

  1. Ish pushtuesit duket se nuk i kane fashitur ende epshet e tyre gllaberuese. Serbia ne njeren ane qe synon ta marre nje pjese te Mitrovices e Greqia nga ana tjeter qe deshiron ta “Greqizoj” Himaren, na tregojne se armiqte nuk kane fjetur, as nuk jane demokratizuar as evropianizuar, por punojne nate e dite te na demtojne e te na copetojne.

    Prandaj duhet te jemi te vemendshem e te punojme shume, te rrisim kohezionin ne mes vete, te botojme studime te tilla qe te deshmojme qenesine tone Shqiptare, por mbi te gjitha te forcohemi (sidomos ushtarakisht)si dy shtete te forta e si nje kombe i vetem, qe tu dalim ne balle cdo tentative per coptime te metejme apo shtrirje ndikimi nga “fqinjet” ne territorin, shtetin dhe popullsine tone.

    Mitrovica dhe Himara jane toka shqiptare dhe duhet mbrojtur nga ne bijte e ketyre tokave arberore.A

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here