Home Aktualitet Shkodër, zjarr në një godinë 2-katëshe, s`ka të lënduar

Shkodër, zjarr në një godinë 2-katëshe, s`ka të lënduar

338
0

Një godinë 2-katëshe është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës por fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arra e madhe” në Shkodër ku një godinë 2-katëshe në të cilën banonin 8 familje është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur të vënë nën kontroll zjarrin.

Mësohet se nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësiht s`ka dëmtime në njerëz.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.

 

Previous articleÇokollata, efektet në shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve
Next articleHimara pushtohet nga parulla anti-shqiptare, shteti hesht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here