Jona është shumë e shqetësuar, për shkak se ka puthur Visarin. Ajo i shpjegon Matildës se si ndodhi. Matilda i rrëfen se e kishin parë edhe banorë të tjerë, duke e bërë Jonën të shqetësohet edhe më shumë. Ajo nis të qajë. Matilda mundohet t’i flasë, por ajo mbulohet me jorgan, duke mos i kthyer përgjigje.
E penduar thellë për puthjen e dhënë “pa dashur”, siç thotë ajo, bën që banorja të shfaqet e shqetësuar për një kohë të gjatë. Pasi shfryn nën jorgan në dhomën e gjumit, Jona del në oborr e më pas futet në magazinë, duke vazhduar të qajë.
Të dy meshkujt me të cilët Jona është afruar gjatë qëndrimit në shtëpi, tashmë kanë gjetur partneret e tyre; Arditi është lidhur me Julianën, ndërsa Visari ka filluar të shfaqë hapur afrimitetin me Lorin, me të cilën ka shkëmbyer edhe puthje në buzë.