Home Aktualitet Rihapet pas 36-vjetesh tuneli antiberthamor i Enver Hoxhes

Rihapet pas 36-vjetesh tuneli antiberthamor i Enver Hoxhes

1469
0

Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, hapet këtë të shtunë tuneli antibërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shëndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”. Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art. Nga kjo e shtunë deri në fund të dhjetorit, kushdo mund të shuajë kureshjen për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë, duke vizituar bunkerin e kthyer në ekspozitë-muze. Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri

bunkeri-rama5

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e Kulturës, Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori italian Masimo Gajani, hapën dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale.

Nga salla ku ishte parashikuar të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërinë në rast sulmi bërthamor, Rama tha se pas çeljes së këtij bunkeri për mbarë publikun, do të hapet cdo varr is ë shkuarës sic u shpreh ai, duke vecuar edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

“Një varr i hapur i një kohe të shkuar për të na kujtuar se ne nuk e kemi arritur dot të varrosim në paqe tundimin që përmes të shkuarës të marrim peng të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do t’i hapim të gjitha varret e të shkuarës, në formë tunelesh, edhe ato në formë dosjsesh. Për të kuptuar se nga vjinë prindërit, gjyshërit, e shkuara e tyre” , tha Rama.

E organizuar nga kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, kjo veprimtari e pazakontë zbulon përmes shumë formave shprehëse, mesazhet që janë përcjëllë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.

Aktiviteti organizohet në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët dhe 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.

Rama: Përpjeket për rishkrim të historisë, të dështuara, qytetarët ta shohin me sytë e tyre
E shkuara e Shqipërisë është një pjesë e pandashme historike e cila sipas kryeministrit Edi Rama duhet njohur nga qytetarët, e veçanërisht të rinjtë, në të gjitha dimensionet e saj. Me çeljen e bunkerit të nëndheshëm antibërdhamor të Enver Hoxhës, kreu i qeverisë tha se është çelur gjithashtu dera e një raporti të ri me historinë, ku ndyshe nga qeverisjet e mësparshme, publikut nuk i fshihet më e shkuara.

Rama tha se përballë përpjekjeve të dështuara për të rishkruar historinë, nga historinë që sipas tij, nuk i kanë shpëtuar dot ndikimin politik, qytetarët do të kenë mundësinë ta shohin me sytë e tyre këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, duke i ftuar njëkohësisht që të vizitojnë “BUNK’ART”.

“Sot ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesës sonë kolektive, e një thesari ku pa as më të voglin dyshim mund të zbulohen qindra mijëra copëza të një mozaiku të madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash, ku gjakderdhja ka bërë rëndom lëndën lidhëse, dhe ku historia s’na e kthjellon dot ende sot kështu siç jemi ne të ngërthyer nga memorja kolektive e ngarkuar majtas e djathtas e siç janë dhe politikanët të ngarkuar majtas e djathtas. Çdo përpjekje politike që niset për t’i dhënë fund diskutimit për historinë është e destinuar të dështojë, dhe të prodhojë rrethin vicioz të një historie që nuk rishkruhet dot në kushtet që jemi. Shkrimi i historisë duhet t’i mbetet historianëve, dhe përpjekjet për ta rishkruar me porosi e vullnet të hekurt politik kanë qenë tragjike në të shkuarën e largët dhe qesharake në të shkuarën e afërt. Ne nuk i takojmë kësaj shkolle të të jetuarit dhe të menduarit, por një shkolle të re për Shqipërinë. Ne i përkasim shkollës së vendeve të lira e demokratike që nuk ja fsheh publikut misteret e së shkuarës. Mund të thotë kush se si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe t’i fshihej publikut si sekret shtetëror, edhe nga ata që i gënjeu mendja dhe e gënjyen popullin me iluzuionin se e përmbysën bashkë me regjimin e vjetër edhe mendësinë e atij regjimi. Jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për të rishkruar historinë, por për ta ekzpozuar të shkuarën në të gjitha format që e disponojmë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama: Hyrja në këtë pallat nëntokësor, ndjesi e jashtëzakonshme
“Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjesitë e jashtëzakonshme që më krijoi hyrja në këtë pallat nëntokësor ku regjimi komunist synonte t’i mbijetonte duke i rezistuar një sulmi atomik. Para disa kohësh në Berlin patëm mundësinë të kalojmë edhe në Muzeun e Check Point Charlit, i famshmi i Gjermanisë, godinë e rëndomtë aty ku dikur ndahej Berlini Perëndimor me Lindorin, disa metra larg murit që mbajti ndarë dy botët e Luftës së Ftohtë”, u shpreh Rama në cëlje të fjalës së tij mbajtur nga salla ku do të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në rast sulmi bërthamor.

bunkeri-rama

Rama: BUNK’ART mundësi e jashtëzakonshme për ndërveprim aktiv të publikut
Rama tha se vënia e historianëve, analistëve, apo edhe e qytetarëve të thjeshtë përballë kësaj pjese të historisë së vendit, do t’i shërbejë atyre për të vlerësuar lirisht historinë duke mos u penguar nga ideologjitë e së shkuarës.

“Çelja e godinave, vendosja e një paqeje në raportet mes shqiptarëve të sotëm dhe fotografive të së shkuarës, lënia e lirë e njerëzve për të parë nga afër se në çfarë lloj ferri e futi një popull të tërë, një ideologji që premtonte parajsa, dhe për të kuptuar se sa shumë të rrezikuar jemi nga mendimi unik, nga nacionalizmat dhe islamizmat ekstreme, racizmat. Është domosdoshmëri sot, sepse si asnjë popull jemi të penguar që të kemi një raport normal me të shkuarën dhe na pengon prej kaq shumë vitesh zgjatimi i të shkuarës. Nuk kemi luksin t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme që na japin për çlirimin në këtë përvjetor çlirimi, në këtë hapësire sekrete që duhet t’i kthehen publikut, dhe t’i lihen ndërveprimit aktiv të publikut, të historianëve, analistëve, njerëzve që mesiguri në këto hapësira do të ndjejnë potecialin, që ky sekret shtetëror ka vazhduar të mbajë në formën e një përçarje që i ka rërnjët nën nëntokë, dhe vjen nga këto zgafella dhe këto ulluqe nëntokësore, përçarja e tmerrshme që u mëshirua në formën e luftës së klasave dhe ishte përcarja për të sunduar”, deklaroi Rama.

Rama: Hapim çdo vrimë të fshehur të regjimit, stacioni i radhës “Shtëpia e Gjetheve”
Rama paralajmëroi se të tjera pjesë sekrete, të panjohura më parë, do të hapen për publikun e gjerë, dhe stacioni i radhës do të jetë “Shtëpia e Gjetheve”.
“Askush nga të rinjtë nuk e njeh “Shtëpinë e Gjethve”, se u ra të lindin në një kohë kur filloi armiqësia me gjethet. U prenë edhe gjethet e asaj godinës që është shumë pak metra nga Banka e Shqipërisë ku përgjohej gjithë Shqipëria dhe ku ruheshin zërat e gjithë të dyshuarve për regjimin. Çelja e shtëpisë së gjetheve, banalitetin e një regjimi që një nga parullat kishte: të luftojmë rehatinë personale, domethënë “t’i hyjmë çdo njeriu në kokë dhe i keni parë këta të shqetësuarit që nuk bien rehat? Këta e kanë në kokë akoma komunizmin, prandaj nuk bien rehat”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Inaugurojmë të fshehtat e diktaturës në një pallat në tokë
“Në 11:00 sot çelim për publikun bunkerin e fahehtë antiatomik të diktaturës komuniste! Çudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë”, shkruan kreministri Rama në rrjetet sociale.
bunkeri-rama3

Ku e gjeni BUNK’ART
Objekti 0774 (vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm) me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë “Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm”, njohur ndryshe si “Batalioni Diko Zeqo”, rruga e Shish-Tufinës, 1.5 km larg qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

Sekretet që fshihte tuneli antibërthamor i komunizmit..Cfarë sjell BUNK’ART
Brenda bunkerit ka disa ambiente interesante për vizitorët, të cilat janë kuruar me kujdes dhe pajisur si në kohën kur u ndërtua objekti. Secili ambient shoqërohet me histori për të orientuar dhe pajisur me informacione të nevojshme vizitorët. Në hyrje, në nivelin e pestë të bunkerit, pas pesë dyerve të blinduara, thuajse në fund të korridorit gjendet dhoma ku do të qëndronte Enver Hoxha në rast të ndonjë sulmi të mundshëm. Dhoma është pajisur me objekte origjinale të asaj kohe.

Në BUKN’ART, edhe Natasha që shërbente kafetë gjatë stërvitjeve ushtarake
Po ashtu në këtë bunker që përmban 106 zyra, gjenden edhe mjaft ambiente të tjera me interes për vizitorët si dhoma ku do të qëndronte Mehmet Shehu, një sallë ku do të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në rast sulmi bërthamor, dhoma ku ishin vendosur pajisjet që do të pastronin ajrin ne rast të një sulmi me armë kimike, e shumë ambiente te tjera deri tek një bar-bufe që funksiononte në kohën kur bëheshin stërvitje ushtarake. Bari është rikthyer në funksion dhe në të do të shërbejë Natasha, e njëjta bariste që shërbente kafetë në periudhat e stërvitjeve ushtarake.

BUNK’ART, ekspozitë-muze në përkujtim të Luftës së II-të Botërore
Për të përkujtuar 70-vjetorin e Çlirimit një pjesë e madhe në “Bunk’art” i është lënë ekspozitës që përkujton Luftën e Dytë Botërore, një ekspozitë e përgatitur nga historiania Sonila Boçi dhe gazetarja Admirina Peçi.

Ekspozita përfshin pragluftën dhe pushtimin italian, vitet e para të rezistencës, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, për t’ia lënë vendin periudhës së pushtimit gjerman deri në çlirimin e vendit. Pushtimi i Shqipërisë dhe rezistenca kundër pushtuesve pati rrjedhoja jo të parëndësishme në historinë e shqiptarëve, prandaj ekspozita i ka dedikuar një hapësirë edhe këtyre ngjarjeve. Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u njoh dhe u bë pjesë e Koalicionit të Kombeve të Bashkuara, kështu nuk mund të mos kishte një vend të veçantë edhe hapësirës kushtuar diplomacisë gjatë këtyre viteve.

Një hapësirë e kufizuar i kushtohet edhe regjimit komunist, e trajtuar kjo më shumë si simbolike se sa si histori mirëfilli e ku përballet ana e errët e regjimit me reformat për ndërtimin e ‘Shqipërisë së Re’. Linja muzeale në “BUNK’ART” trajton në detaje gjithë historikun e ushtrisë shqiptare, duke i dhënë një frymëmarrje dhe ripërtëritje të veçantë këtij objekti simbol të pozicionit të Shqipërisë komuniste gjatë Luftës së Ftohtë e duke i njohur vizitorët me historikun e plotë të këtij objekti.

Por mjaft ngacmuese për vizitorët e BUNK’ART” është edhe linja artistike, ku përmes videove dhe instalacioneve përcillen ide ngacmuese të artistëve të rinj shqiptarë e të huaj, dhe jepen mesazhe të forta për temat e trajtuara prej tyre.

Bunkeri ose objekti 0774
Tuneli ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 1972. Pjesa strukturore e mureve u përfundua me 1 maj 1975, ndërsa u deshën dhe tre vite të tjera për të plotësuar përfundimin e impianteve dhe të sistemit të ndërlidhjes. Inaugurimi u bë me 25 qershor 1978. Sipërfaqja totale është 2685 metra katrorë, e shpërndarë në 5 nivele dhe përmban 106 zyra dhe një sallë Kuvendi-kinemaje.

Qëllimi i ndërtimit të këtij objekti ka qenë për funksione ushtarake, për të garantuar funksionimin normal të linjës së komandim drejtimit politik dhe ushtarak në kohë krize, duke garantuar kushtet për strehimin e gjithë lidershipit politik dhe ushtarak të vendit. Kjo është e vetmja strukturë që ka parishikuar një sallë ku do të mund të mblidhej Parlamenti shqiptar në rast lufte. Ideja lindi pas një vizite që krerët ushtarakë shqiptarë bënë në vitin 1964 në Korenë e Veriut, ku ishte traditë që tunelet të parashikoheshin të përshtatshme edhe për mbledhje të Kuvendit.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, direktiva e përgjithshme politike dhe ushtarake u drejtua për fortifikimin e vendit. Objektivi ishte: “Të ndërtohej një sistem i fortifikuar me një qëndrueshmëri maksimale ndaj përdorimit të armëve konvencionale dhe atyre bërthamore; të ishte në gjendje të siguronte në maksimum forcën e gjallë dhe teknikën luftarake nga zjarri i shumëllojshëm armik; të kishte masivitet për të rikuperuar kohën e humbur; të përgatitej me ritëm sa më të shpejtë”. Në total u projektuan 207 mijë bunkerë në të gjithë Shqipërinë dhe u ndërtuan 168 mijë. Projektuesit e strukturës ishin: Drejtoria e Xhenios, Byroja e Projektimit dhe Grupi i fortifikimeve në vartësi të Institutit të studimit dhe Projektimit të Veprave të Mbrojtjes.

Dhoma e Enver Hoxhës
Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Kështu, kjo zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij. Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Vetëm në këtë dhomë, në atë të dedikuar për kryeministrin dhe në atë të Kreut të shtabit, ishte vendosur moket. Vetëm kjo dhomë ka mure të veshura në fibër (në atë kohë konsiderohej me vlerë të madhe). Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.

Dhoma e Mehmet Shehut
Këto dhoma ishin të rezervuar në projektin fillestar të kryeministrit. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972–1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes edhe e kishte surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës. Ky strehim, i përbërë nga paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo, është vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës; është e vogël vetëm pak metra në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enver Hoxhës muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut janë të veshur me dru.

bunkeri-rama6

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here