Home Politike Incident në Lezhë, plagosen kandidatët e PS-së dhe PD-së

Incident në Lezhë, plagosen kandidatët e PS-së dhe PD-së

974
0

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet lokale një tjetër incident elektoral me pasojë plagosjen e dy kandidatëve të forcave kryesore politike në zgjedhjet e 8 majit është shënuar mbrëmje e së martës në Lezhë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Fishtë të qytetit të Lezhës janë konfliktuar kandidati i Partisë Demokratike Jak Zhuba dhe kandidati i Partisë Socialiste Zef Hila. Mësohet se në këtë përplasje midis kandidatëve janë përfshirë edhe simpatizantë të forcave politike.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se kandidati i Partisë Socialiste Zef Hila bashkë një tjetër simpatizat të PS-së janë goditur më mënyrë të papritur nga kandidati i PD-së Zhuba dhe nga pesë persona të tjerë. Sipas të dhënave të para, Hila dhe simpatizati i PS-së kanë marrë disa plagë në kokë, pasi janë goditur disa herë me tytën e pistoletave. Hila ishte duke lëvizur në aksin që lidh Fishtën me Blinishtin gjatë kohës kur ka ndodhur përleshja, ndërsa ka qenë duke biseduar me dy persona të tjerë.

Ndërkohë edhe policia e Lezhës ka konfirmuar incidentin elektoral midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike të cilët kandidojnë në Komunën Blinisht. Hila dhe simpatizati i plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që Zhiba sipas policisë është thirrur në polici për të dhënë sqarime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here