Home Aktualitet Motrat Kajtazi ndodhen ne Jug, prinderit i prishen fejesen

Motrat Kajtazi ndodhen ne Jug, prinderit i prishen fejesen

565
0

motrat-kajtazi

Motrat Kajtazi ndodhen në jugun të Shqipërisë. Kjo është evidentuar nga zbardhje e tabulateve telefonike të 18-vjeçares, Orialda Kajtazi.

Megjithatë policia ende nuk ka saktësuar nëse ato ndodhen në plazhet e jugut. Me këto fakte të reja janë njohur edhe uniformat blu të qyteteve të tjera për të arrestuar dy adoleshentet.

Tronditës është fakti se e gjitha historia triller e cila mund të kishte pasoja tragjike, ka qenë një hakmarrje e 18-vjeçares së arratisur.

Orialda Kajtazi ka vendosur të hakmerret ndaj prindërve të saj, të cilët i prishën fejesën me një skenar të mirëmenduar.

Letra e lënë në banesë pas djegies dhe zhdukjes së dy vajzave, është analizuar nga prokuroria dhe ajo rezulton se është shkruar nga dora e 18-vjeçares.

Pas ditën e djeshme, Policia e Durrësit ka thirrur edhe një herë për të dëshmuar nënën e vajzave Anilën si dhe vajzën e madhe Alketën. Por dëshmia e tyre nuk ka ndryshuar. Sidoqoftë familjarët kërkojnë me ngulm ndihmën e shtetit për gjetjen e vajzave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here