Home Sport Champions, Skenderbeu do te ndeshet me Dinamon e Zagrebit

Champions, Skenderbeu do te ndeshet me Dinamon e Zagrebit

661
0

championsKampionët e Shqipërisë do të luajnë ndaj ekipit kroat të Dinamos së Zagrebit në fazën play-off në Champions League.

Skënderbeu ka shmangur kështu përballjen me Baselin, Celtic, Apoel dhe Bate Botisov, të cilat janë praktikisht ekipe më të forta se kampionët e Kroacisë.

Në rast se korçarët do të kalojnë Dinamon e Zagrebit, atëherë Skënderbeun do ta shohim në fazën në grupe të Champions League mes ekipeve më të mira Evropiane.

Në të kundërt, Skënderbeu do të luajë në fazën në grupe të Europa League. Ndeshja e parë do të luhet më 18 ose 19 gusht në Shqipëri, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Kroaci.

mirel-josaJosa i kënaqur me shortin: Kundërshtari jo i pathyeshëm

As Celtic e as Basel por është Dinamo e Zagrebit pengesa e fundit e Skënderbeut drejt fazës së grupeve të Champions League. Shorti i hedhur sot në Nion ka rezervuar një derbi ballkanas në play-off.

Goglat i rezervuan kampionëve një kundërshtar të vështirë por jo të pakalueshëm. Ndeshja e parë do luhet në “Elbasan Arena” më 18 ose 19 gusht. Në një komunikim telefonik me A1 Report, Mirel Josa shprehet i kënaqur me shortin dhe analizon kundërshtarin.

Josa sqaron se tashmë objektivi është arritur. Trajneri kampion eliminimin e kroatëve nuk e quan detyrim por shton se oreksi është rritur dhe Dinamo është një kundërshtar i kalueshëm.

“Ka eksperiencë të madhe (Dinamo e Zagrebit). Ka strategji të mëdha. Është bazë e ekipit kroat të kombëtares dhe shumë lojtarë të saj janë shitur nëpër ekipet të mëdha në Evropë. Me çdo ekip që kemi luajtur kemi menduar që të japim më të mirën tonë. Nuk është ndonjë detyrim për skuadrën tonë (kualifikimi). Por meqë na erdhi shansin deri këtu pse të mos bëjmë maksimumin”, tha trajneri i kampionëve të Shqipërisë.

Josa u shpreh gjithashtu se arritja deri në këtë fazë është produkt i punës 5-vjeçare të Skënderbeut.

“Gjatë punës 5-vjeçare i është rritur koeficienti që të mos përplaset me ekipet të forta. Ndaj edhe kemi pasur një short favorizues. Kjo është një punë shumë vjeçare që shpërblehet tani”, tha ai.

Tekniku e mbyll duke thënë se skuadra ka nevojë edhe për përforcime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here