Home Sport Hamilton fiton cmimin e madh te Kines

Hamilton fiton cmimin e madh te Kines

391
0

Lewis-Hamilton-winnerPiloti i Mercedes, Luis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, në Formula 1, duke dominuar garën nga fillimi deri në fund. 
Mercedes tregoi edhe njëherë se është një hap përpara nga rivalët, me Hamilton në vendin e parë, dhe pilotin tjetër, Nico Rosberg në vendin e dytë. 

Kjo është hera e tretë për këtë kampionat, që Hamilton dhe Rosberg ngjiten në vend të parë dhe të dytë. 

Fernando Alosno, i Ferrarit ka mbajtur vendin e tretë, duke siguruar kështu edhe podiumin e parë për veten dhe kokëkuqen. 

Daniel Riçardo i Red Bull u rendit i katërti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel vetëm në vendin e pestë. Fitorja i dha Hamilton podiumin e tretë, pas dy të parëve në Malajzi dhe Bahrein. Në renditjen e pilotëve Hamilton gjendet në vendin e dytë, me 75 pikë, 4 më pak se shoku i skuadrës, Rosberg, i cili udhëheq renditjen.  Alonso ka grumbulluar 41 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë.

Previous articleElbasan, digjen nene e bir nga zjarri ne banese
Next articleJona puthet me Visarin, me pas pendohet dhe qan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here