Home Shendetesi Kafeja, efektet e perdorimit te saj

Kafeja, efektet e perdorimit te saj

1174
0

10676291_763991966993938_5586759136615670383_nKafeja për shumë njerëz është bërë rutina më e domosdoshme. Shumë persona nuk mund të vazhdojnë ditën pa pirë kafen e mëngjesit. Përveç varësisë që bën tek njerëzit kafeja ka dobi shumë të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ja disa nga dobitë e kafesë:

Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksidues varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pinë kafe rregullisht janë shumë më me pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.

Diabeti. Konsumimi i kafesë është potencialisht pro-aktive kundër zhvillimit të diabetit. Konsumimi i matur si i kafesë mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Ceroza e mëlçiës. Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ceroza e mëlcis, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.

Gurë në fshikëzën e tëmthit. Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafesë mund të jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikës si tek gratë ashtu edhe te burrat. Gurët në veshkë. Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.

Përmirësim të Performancës Mendore. Kafeina në kafe është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafe gjithashtu mund të rrisë edhe procesimin e informatave.

Sëmundja e Alzhemerit. Konsumimi i rregullt i kafesë mbron njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit. Një studim i fundit tregon që kafeja ekuivalente i pesë filxhaneve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Astma. Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe të përmirësojë simptomat e astmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here