Policia vazhdon operacionin për parandalimin e mbjelljes së parcelave me kanabis në fshatin Lazarat. Në orët e para të mëngjesit të sotëm sektori kundër lëndës narkotike, forcat e komisariatit të policisë së Gjirokastrës mbështetur dhe nga grupet e FNSH dhe Delta Forca përqëndruan operacionin në lagjen “Bregu i Spilos” në fshatin Lazarat. “Operacioni u kodua “Kubikët”
Gjatë kontrollit në banesën e Xhelo Rabit, 59 vjeç u sekuestruan 600 fidanë hashash të mbjella në kubikë, dhe 100 kg mariuanë refugjo në formën e boçes. Është gjetur dhe një parcelë me barishte dhe farë kanabis. Policia arrestoi në flagrancë Xhelo Rabin, 59 vjeç ndërsa shoqëroi në komisariat dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Prej ditësh policia e Gjirokastrës me ndihmën e FNSH, forcave të tjera blu kanë ndërmarrë aksionin për parandalimin e mbjelljes dhe kultivimit të lëndës narkotike, duke ndaluar punëtorët mëmëditës, autobotet me ujë, dhe kamionët me pleh kimik. Ndërsa të dielën drejt Gjirokastrës udhëtoi vetë drejtori i Policisë së Shtetit, zoti Hysni Burgaj.