Home Aktualitet Derdhin çisternat e naftes, arrestohen banoret

Derdhin çisternat e naftes, arrestohen banoret

648
0

Policia e Fierit arrestoi 2 persona, nga fshati Zharrëz, në lidhje me ngjarjen e djeshme ku banorët në shenjë proteste ndaj shpërthimeve për puset e naftës të Bankers Petrolium derdhën çisternat me naftë të kompanisë. Instituti Sizmiologjik deklaron se lëkundjet e orëve të para të mëngjesit të së dielës, që irrituan banorët e fshatit Zharrëz të Fierit, duke çuar në derdhjen e depozitave të naftës bruto të kompanisë Bankers Petrolium, kanë qenë lëkundje tërmeti. Por banorët kundërshtojnë: Janë shpërthime të Bankers.

Dy TE ARRESTUAR, 12 HETIM NE GJENDJE TE LIRE
Policia bën të ditur se të arrestuarit, Kastriot Beluli, Gentian Asllani akuzohen për shkatërrim të pronës dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme. Ndërsa 12 banorë të fshatit po ndiqen në gjendje të lirë.
Arrestimi i tyre u be per veprat penale te “Shkaterrimit te prones me mjete te tjera” dhe “Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime te pa ligjshme”, parashikuar nga nenet 154/2 dhe 262 K.Penal pasi me date 17.06.2012, rreth ores 04.00, ne fshatin Zharrez dhe konkretisht ne vendin e quajtur Depot e Firmes “Bankers” ne vatren e pusit nr.5007 ne bashkepunim me njeri tjetrin, kane hapur depot e naftes te firmes “Bankers” ku kane derdhur nje sasi te konsiderueshme nafte bruto, si dhe kane bllokuar rrugen nacinale Fier-Rroskovec.

NE PROCEDIM PENAL
Gjithashtu filloi procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale te “Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime te pa ligjshme” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal per 12 banues të Zharrëz:
Shkelqim Gremi, 47 vjec,Neki Karafili, 49 vjec, -Bajram Karafili, 70 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Namik Deliaj, 57 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Abedin Hoxha, 48 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Elton Ruko, 30 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Haxhi Shushka, 75 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Tajar Hajdini, 61 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Aldi Baha, 28 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Fuat Kaliçi, 50 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Bledar Rama, 26 vjec, banues ne Zharrez Fier.
-Fadil Bani, 53 vjec, banues ne Zharrez Fier.

SIZMIOLOGJIKU: ISHIN TERMETE
Instituti Sizmiologjik deklaron se lëkundjet e orëve të para të mëngjesit të së dielës, që irrituan banorët e fshatit Zharrëz të Fierit, duke çuar në derdhjen e depozitave të naftës bruto të kompanisë Bankers Petrolium, kanë qenë lëkundje tërmeti.

Lëkundjet e tërmetit janë të pasqyruara dhe në faqen zyrtare të Institutit të Gjeofizikës, www.geo.edu.al. Tërmeti i parë me magnitudë 3-4 gradë të shkallës Rihter është shënuar në orën 01: 47 minuta me qendër 3 km në jug të Roskovecit, në Fier. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 01: 55 minuta rreth 3 km në veri të fshatit Dukas, po me magnitudë 3-4 gradë të shkallës Rihter.

Shefi i Departamentit të Sizmiologjisë, Llambro Duni, citon të ketë thënë sot për gazetën ”Mapo” se specialistët e tij kanë shkuar për verifikim në terren dhe nga informacionet rezulton se lëkundjet kanë qenë lëkundje tërmeti.

Banorët e fshatit Zharrëz, mendojnë se lëkundjet kanë ardhur nga shpërthime të shkaktuara në themel të tokës, në puse të ndryshme nafte të kryera gjatë proceti të punës nga kompania Bankers Petrolium.

Të irrituar, të dielën në mëngjes banorët dolën nga shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan rrugës nacionale Fier- Berat, për të protestuar. Më pas sulmuan depozitat e dekantimit të naftës të cilat ndodhen në anë të kësaj rruge, kanë hapur rubinetet e 12 depozitave me kapacitet 30 metër kub për secilën, duke derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në tokë.

Gazeta “Shqip” shkruan se banorët e irrituar kanë tentuar madje ti bënë flakën naftës por nuk janë lejuar nga forcat e policisë, dhe të FNSH-së të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën.

BANKERS: 1 MLN DOLLARE DEMI
Drejtori i përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, Leonidha Çobo ka thënë për mediat e sotme se janë derdhur 1000 tonë naftë dhe se  dëmi ekonomik që i është shkaktuar kompanisë nga derdhja e depozitave të naftës, llogaritet në 1 milionë dollarë. Ai sqaroi për gazetën Shqip se vetëm vlera e naftës së derdhur llogaritet në rreth 300 mijë dollarë, ndërkohë që operacioni për pastrimin kërkon 100 mijë dollarë. Ndërsa duhen dhe një javë për të rivënë në punë puset e naftës që prodhojnë rreth 100 tonë naftë në ditë.

Veç dëmit ekonomik që i është shkaktuar kompanisë, nafta ka shkaktuar dhe ndotje të madhe të tokës bujqësore përreth, madje dhe vetë protestuesit kanë shfaqur dobësi fizike për shkak të gazrave toksikë të çliruara në ajër pas derdhjes së naftës bruto.

Banorët e fshatit Zharrëz ankohen se shpërthimet e herëpashershme po i shkatërrojnë banesat e tyre, duke i çarë muret dhe duke thyer xhamat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here