Home Aktualitet Surprize Grupi A, kualifikohen Greqia dhe Çekia

Surprize Grupi A, kualifikohen Greqia dhe Çekia

553
0

Futbolli është i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk ka fitore apo kualifikim të sigurtë dhe këtë e tregon ndeshja Greqi-Rusi me ekipin e Advocaat që ishte super i favorizuar për të kaluar në çerekfinale.

Rusia kishte në anën e saj 2 nga 3 rezultate të mundshme, barazimin dhe fitoren, por në ndeshjen e fundit bien me Greqinë që bën surprizën e parë të madhe në Evropian. Rusia që në letër e kishte fitoren e të sigurt, nuk tregoi asgjë nga ato që dha apo bëri në dy ndeshjet e para duke shpërdoruar disa raste por ajo që binte në sy mungesa e lojës krijuese, ndërsa Greqia arriti të shfrytëzonte shumë mirë rastet por edhe gabimet e kundërshtarëve e një i tillë nga Ignaschevic i dhuroi mesfushorit Karagounis një top që e kaloi lehtësisht në rrjetë në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë kishte panoramën e një skuadre që vetëm mbrohej, Greqisë dhe një skuadre që vetëm sulmonte, Rusinë por këta të fundit edhe pse në fund luajnë me 6 sulmues nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar rezultatin, e për pasojë janë jashtë Kampionatit Evropian.

Një surprizë tjetër është edhe eliminimi i të zotëve të shtëpisë, Polonisë që zhgënjen përballë një Çekie cinike, realizon kur i jepet mundësia. Një dominim i vendasve në pjesën e parë por pa fryte, ndërsa Çekia që sa vinte e rritej në lojë arriti të shënonte në një aksion të shpejtë në minutën e 72 me Jiracek.

Polonia që kishte nevojë për fitore që të kualifikohej u tregua e pafuqishme për të reaguar duke kapitulluar në shtëpi para tifozëve vendas. Në renditjen përfundimtare të Grupit A, Republika Çeke e mbylli në krye me 6 pikë Greqia e dyta me 4, Rusia 4 e Polonia 2 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here