Home Aktualitet Protesta e opozites, demokratet sigurojne mbarevajtjen e saj

Protesta e opozites, demokratet sigurojne mbarevajtjen e saj

687
0

Partia Demokratike mblodhi sot qytetarët ne tubimin masiv për të protestuar për kauzën e zgjedhjeve të lira. Një proteste qe nisi ne oren 12:00 me 10 fjalime ne sheshin para kryeministrise, finalizuar me fjalen e kryedemokratit Lulzim Basha. Ne oren 13:30, protesta ne shesh u mbyll, me fjalen e Bashes.

Por teksa ora po afronte 12:00 dhe protestuesit e PD formuan kordonin e pare te protestes perballe policise ne Kryeministri, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli nga selia e PD-së në shoqërinë e gruas, dy vajzave dhe të rinjve demokratë duke iu drejtuar Bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’.

Protestuesit mesohet se mbanin ne duar te gjithe nga nje shirit kuq e zi. Ne shesh dominoni simbolet kombetare dhe ne sfond kishte kenge patriotike.

Protestues te PD me shirit te zi ne krah

Sipas burimeve, gjate protestes ishin rreth 2 700 anetare te PD, vullnetare te cilet siguruan qe protesta do te ishte paqesore. Ata siguruan me nje perimeter sigurie protesten, duke e ndare nga policet qe kishin rrethuar kryeministrine dhe pjesen tjeter te tubuesve. Policet nuk lejuan kembesoret te kalojne ne rrugicat
1- rruga e pallatit ku banon ish-kryeministri Berisha
2- tek rrugica e liceut
3- tek TVSH
4- tek piramida

Gati policët me maska e kundragaz

Para protestes policia ka marre masat per garantimin e saj. Dy ore para se PD te mbledhe ne shesh gjithe protestuesit e ardhur nga rrethet, neper rruget e qendres jane pare police me masak dhe kundragaz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here