Home Sociale Xhacka: Votimi elektronik, projekt nga nxenesit e shkolles profesionale

Xhacka: Votimi elektronik, projekt nga nxenesit e shkolles profesionale

714
0

Në shkollën e teknologjisë së informacionit “Herman Gmeiner”, nxënësit prezantuan projektin e një votimi elektronik. Ministrja e Punës, Olta Xhaçka i prezantoi këta të rinj si zgjidhjen më të mirë e krizës.

“Dëgjuam një prezantim për votimin elektronik dhe janë nxënësit e kësaj shkolle që po ofrojnë zgjidhjen më të mirë për këtë krizë të stisur politike. Këta nxënës do të jenë e ardhmja e tekonologjisë së informacionit”, deklaroi Xhaçka.

Dikur arsimin profesional e zgjidhnin nxënësit e dobët, ose ata që nuk donin të mbeteshin pa diplomë. Tani arsimit profesional i drejtohen edhe nxënësit me nota të mira, pasi e kanë kuptuar se sekreti për një punë të sigurtë është mësimi i një zanati.

“Vizioni i qeverisë dhe kjo shkollë është dëshmia më e mirë që sistemi i arsimt profesional po funksionon përmes sistemit dual, ku nxënësit përveç mësimit bëjnë edhe praktika në biznese”, tha Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here