Home Sport Galiani: Mbrojtja ka bërë punë të shkëlqyer

Galiani: Mbrojtja ka bërë punë të shkëlqyer

567
0

Adriano Galiani ka folur për ndeshjen mes Milanit dhe Barcelonës në Camp Nou duke mbrojtur stilin e lojës së Rossonerëve. Milani nxori barazim 2-2 në këtë takim, të parin të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon, por pati një posedim të ulët të topit dhe u fokusua kryesisht në mbrojtje për të bllokuar çdo hapësirë për sulmin e Barcelonës.

“Ajo çfarë bëmë ne nuk ishte lojë mbyllëse në mbrojtje. Ju thjesht detyroheni të mbroheni kaq thellë kundër Barcelonës, pasi ata e mbajnë posedimin aq mirë. Ju vështirë fitoni shans të luftoni kundër tyre. Barcelona është e jashtëzakonshme me topin në këmbë. Ata kanë shijuar 70 për qind të posedimit dhe ne ishim të paaftë t`ua marrim topin. Mbrojtja ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe Thiago Silva dhe Nesta në veçanti ishin të shkëlqyeshëm. Ne dështuam ca të ndalojmë Dani Alves, por kjo ndryshoi me futjen në lojë të Emanuelson”, tha Galiani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here