Vera ka ardhur dhe shqetësimi kryesor i femrave mbetet lëkura e nxirë bukur, uniforme dhe me ngjyrë cokollate të parezistueshme. Por nëse mendoni që shpëtimi është gjetja e kremit të duhur atëherë jeni gabuar që e keni lënë veten të varur në një zgjidhje të vetme. Sepse ngjyra e bukur e trupit të nxirë mund të burojë fare mirë nga tryeza e ushqimit. Mos u cuditni sepse ushqimi përvecse ndikon në shëndetin tonë, është edhe një aleat i rëndësishëm për nxirjen e përsosur të lëkurës! Nxirja nuk mund të realizohet pa një dietë të bazuar mbi ushqime specifike, të lehta dhe hidruese. Si këto që do të lexoni më poshtë.
Ushqimet e pasura me vitamina janë thelbësore dhe shërbejnë për të rritur prodhimin e melaminës!
Por cilat janë këto ushqime që dhurojnë një nxirje të përsosur të lëkurës?
Në vendin e parë është karrota, e cila është e pajisur më së miri me karoten. Pas karrotës është rradha e radikios. Më pas, janë kajsitë, pjeshkët, çikorja, marulet, pjepri i verdhë, selinoja, specat, domatet, shalqinjtë, luleshtrydhet dhe qershitë. Të gjitha këto kanë përqindje të lartë të vitaminës A. për të ruajtur lëkurën nga plakja që favorizohet aq shumë nga orët e gjata në diell, duhen konsumuar ushqime me përmbajtje të lartë antioksidanti si frutat e pyllit, domatet apo grejpfruti.
Por nëse nuk preferoni shumë frutat dhe perimet ateherë keni një zgjidhje.
Djathi dhe veza janë dy ushqime “pro nxirjes”, por sigurisht që ato shkaktojnë edhe djersitje. Ndërsa për të mbajtur sa më gjatë nxirjen e lëkurës suaj duhet të konsumoni ushqime të pasura me omega 3 e 6, si peshku dhe qumështi.