Home Aktualitet Ronaldo çon Portugaline ne gjysmefinale

Ronaldo çon Portugaline ne gjysmefinale

634
0

Portugalia ka fituar 1-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e parë cerekfinale të Europianit 2012, duke nxjerrë rivalët nga ky kompeticion. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Varshavës, ishte totalisht në dominimin e portugezëve edhe pse rezultati 1-0 tregon që ishte një sfidë e vështirë.

Cristiano Ronaldo ishte autori i golit të vetëm 10 minuta nga fundi pasi më parë ishte ndalur dy herë nga shtylla. Futbollisti i Real Madrid, mposhti portierin Petr Cech me një goditje të bukur me kokë, duke sigluar golin e vetëm që kalon Portugalinë në 4 më të mriat e këtij aktiviteti.

Portugalia rikthehet në një fazë gjysmëfinale për herë të parë pas 2004. Tashmë skuadra e trajnerit Paulo Bento do të presë fundin e ndeshjes Spanjë-Francë më 23 qershor në stadiumin e Donetskut, për të mësuar rivalin e radhës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here