Home Aktualitet Gjobat qe do te hyjne ne fuqi ne 12 nentor

Gjobat qe do te hyjne ne fuqi ne 12 nentor

615
0

198684Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat sjellin një rritje të ndjeshme të nivelit të gjobave PëR BIZNESET. Vendimi është publikuar sot, ndërsa hyn në fuqi pas 15 ditësh, pra në 12 nëntor.

Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:

-10 fishimi o gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;

-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;

-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;

-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;

-ndalimi I shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore

-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

Nuk deklaron apo përditëson adresën, gjobë 500 mijë lekë

Çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.”.

Mos paguaj nëse nuk merr faturën

Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.”.

Nga 1 prilli, shumica nuk do shesë te individët

Deri në datën 31.3.2016, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor, të lëshuar nga pajisja fiskale, nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura në të njëjtën periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë)”.

Avantazh, nëse auditohesh nga kompani të njohura

“Në rast se tatimpaguesi ka të certifikuara, nga kompani të njohura audituese, pasqyrat financiare dhe deklaratat tatimore ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, administrata tatimore e përshin këtë element në analizën e riskut të tatimpaguesit. Procedurat, kriteret dhe lista e kompanive audituese përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave në zbatim këtij neni.”.

Konfiskim I deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

Në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme. Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesëtë transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur, nëpërmjet shitjestransferimit të aktiveve, synohet shlyerja në masën 100 për qind e detyrimit tatimor të papaguar.”.

Mospagimi i kësteve të tatimit mbi fitimin dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin

Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.”.

Mosdeklarimi i punonjësve, 10 fishohet gjoba për biznesin e vogël, kallëzim penal

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. 2. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Më parë gjoba për biznesin e vogël për mosdeklarim punonjësish ishte 50 mijë lekë.

Mosdeklarimi i pagës reale, gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsi-derohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës pa dokumente tatimore

Tatimpaguesi, që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjë-hershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mbajë në ruajtje, të përdorë apo të transportojë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin. 5. Përjashtimit, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetëdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, sipas nenit 53, të këtij ligji, brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 4 të këtij neni. Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas pikave 1, 2 dhe 4, të këtij neni, është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore.”.

Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

Nëse nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve:

  1. i) për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten e paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për 6 muajt e fundit;
  2. ii) për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, sipas shkronjës “i”, të këtij neni, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, sipas kërkesave të këtij ligji, si më sipër, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin;

iii) në rastet kur tatimpaguesi ka lëshuar faturë tatimore, por jo kupon tatimor, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë;

  1. c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore /biletë, me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore /biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.”. 2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me këtë përmbajtje: “d.1) nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, në zbatim të pikës 3, të nenit 46, të këtij ligji, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”. 3. Pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “h” me këtë përmbajtje: “h) mban ose përdor pajisje fiskale apo sisteme të monitorimit të qarkullimit, të cilat nuk janë në përputhje me këtë ligj apo aktet nënligjore në zbatim të tij, dënohet me konfiskim të mallrave gjendje. Gjithashtu, në përputhje me nenin 116, të këtij ligji, administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.”.

Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH nga tatimpaguesi që shet mallra me shumicë dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore e interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë dhe rivlerësim të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, sipas pikës 2, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.

Në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit, sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregtohej me pakicë për konsumatorin final, si dhe do të dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së të llogaritur që i përket vlerës së shitjeve që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor, siç përcaktohet në pikën 5, të nenit 54, të këtij ligji, deri në datën 31.3.2016.

Nga data 1.4.2016, në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji,tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së.”.

Dënimet për certifikimin e pasqyrave financiare nga audituesit

Në rast se nga kontrolli i bërë nga administrata tatimore tek tatimpaguesit, pasqyrat financiare të të cilëve janë certifikuar nga kompanitë audituese se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, rezulton detyrim tatimor, masa e detyrimit tatimor i ngarkohet e plotë tatimpaguesit, ndërsa kompania certifikuese dënohet me një gjobë me masën e detyrimit tatimor që i ngarkohet tatim-paguesit.”.

Mosafishimi i çmimeve të shitjes

Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”.

Vetë korrigjimi

Përjashtimisht, për tatimpaguesit, të cilët, deri në datën 31.12.2015, me vullnetin e tyre deklarojnë dhe për pasojë korrigjojnë një deklaratë tatimore të plotësuar qëllimisht gabim, në kushtet e nenit 116 të ligjit, pavarësisht periudhës tatimore që i përket kjo deklaratë, paguajnë tatimin dhe kamatëvonesat, sipas nenit 76, të këtij ligji, administrata tatimore, në përputhje me këtë nen, nuk do të bëjë kallëzim penal. Korrigjimi, i cili përfshin tatimin e papaguar dhe kamatëvonesat, do të vetëdeklarohet nga tatimpaguesi në deklaratën e muajit korrent, brenda datës 31.12.2015, ose do të kërkojë të bëhet nëpërmjet një rivlerësimi nga administrata tatimore. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas paragrafit të mësipërm, është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore. 4. Nga data 1.1.2016, përjashtimisht, për tatimpaguesit, të cilët, me vullnetin e tyre, deklarojnë dhe për pasojë korrigjojnë një deklaratë tatimore të plotësuar qëllimisht gabim, në kushtet e nenit 116 të ligjit, pavarësisht periudhës tatimore që i përket kjo deklaratë, si dhe paguajnë detyrimin tatimor përkatës (tatimin, interesat dhe gjobat), administrata tatimore, në përputhje me këtë nen, nuk do të bëjë kallëzim penal. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas paragrafit të mësipërm, është konstatuar paraprakisht nga administrata tati-more.”.

Rregullime për deklarimet tatimore si pasojë e sistemit të ri të IT-së

Tatimpaguesve, të cilët me fillimin e sistemit të ri të IT-së, edhe pse nuk kanë pasur përgjegjësinë tatimore për një tatim apo taksë të caktuar, janë ngarkuar me këtë përgjegjësi dhe, për pasojë, janë evidentuar si debitorë pranë administratës tatimore, deri në datën 31.8.2015, u shfuqizohen gjobat dhe interesat e përllo-garitur.”.

Krijimi i Bazës së të Dhënave të numrave IMEI të telefonave celularë

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon Bazën e të Dhënave të numrave IMEI të telefonisë celulare, në të cilën regjistrohen të gjithë numrat IMEI të telefonave celularë në momentin e importimit dhe të gjithë numrat IMEI të telefonave që shiten nga tatimpaguesit në tregun vendas, shitës me shumicë dhe shitës me pakicë, pa cenuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 2. Baza e të Dhënave të numrave IMEI aksesohet nga depozituesit e informacionit që janë importuesit, tatimpaguesit, shitës me shumicë, dhe tatimpaguesit, shitës me pakicë, vetëm për qëllime të popullimit të të dhënave, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, si dhe nga inspektorët e administratës tatimore gjatë ushtrimit të kontrolleve. Inspektorëve u ndalohet të aksesojnë të dhënat e bazës, sipas këtij neni, jashtë objektit të një çështjeje në hetim dhe çdo akses shoqërohet me mbajtjen e një procesverbali për qëllimin e aksesit dhe destinacionin e të dhënave të nxjerra.”. 3. Popullimi i Bazës së të Dhënave bëhet si më poshtë:
  2. a) importuesit e telefonave celularë, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve doganore pranë degëve doganore, duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI të aparateve të importuara, si dhe të ngarkojnë elektronikisht të gjithë informacionin e numrave IMEI respektivë në Bazën e të Dhënave;
  3. b) individët, të cilët, në çastin e hyrjes në doganë, zotërojnë aparate celulare, që futen për herë të parë në Shqipëri, vlera e të cilave është mbi minimumin e patatueshëm, të vendosur në ligj, ndjekin të njëjtën procedurë si në shkronjën “a”, të kësaj pike. Ngarkimi elektronikisht në Bazën e të Dhënave kryhet nga dega doganore; c) tatimpaguesit me shumicë dhe me pakicë, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave, duhet të ngarkojnë numrat IMEI të telefonave celularë te Baza e të Dhënave të të gjithë telefonave celularë gjendje. Kjo praktikë duhet të ndiqet më pas për çdo telefon të ri që hedhin në treg. Këshilli i Ministrave përcakton procedurat e krijimit e të funksionimit të Bazës së të Dhënave”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here