Shorti i Ligës së Kampionëve ka përcaktuar çiftet e skuadrave të do të përballen në çerek-finale. Nga ky short kemi përsëritjen e finales së vitit 2008 për Ligën e Kampionëve, pasi përballë do të jenë Çelsi-Mançeshter.
Skuadrat spanjolle kanë rezultuar shumë me fat në këtë short pasi Real Madrid do të ndeshet me Totenham ndërsa Barcelona me Shakhtar. Kurse skuadra e vetme italiane, Inter do të përballet me skuadrën gjermane Shalke.
Cerek-finalet
Real Madrid – Totenhem
Çelsi – Manccester United
Barcelona – Shakhtar
Inter – Shalke
Ndeshjet do të luhen me 5-6 dhe 12-13 prill
Gjysmë-finalet
Inter – Shalke / Çelsi – Manccester United
Real Madrid – Totenhem / Barcelona – Shakhtar
Ndeshjet do të luhen me 26-27 dhe 3-4 maj
Finale
28 maj në Uembli, Londër